E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimorët bllokojnë celularët

 

TIRANE - Një aksion i përbashkët i Antikrimit Ekonomik të Tiranës dhe Policisë Tatimore, ka shoqëruar disa tregtarë celularësh, si dhe ka sekuestruar mallin e tyre. Burime nga policia bënë të ditur se tek Posta Shqiptare dhe tregu Çam, janë shoqëruar Kastriot Sh., 21-vjeç, banues në Sauk, Ardian A., 41-vjeç, banues në Sauk dhe Ermal M., 22-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Sauk. Këtyre personave u gjetën dhe konfiskuan 6 aparate telefoni celular të tipave të ndryshëm, 83 këllëfë telefoni celular, 89 ushqyes telefoni celular, 30 kapakë telefoni celular, 31 bateri telefoni celular dhe 19 karta telefoni të kompanive të ndryshme. Pasi u pyetën në cilësinë e personit që kanë dijeni për rrethana të hetimit ata u lanë të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›