Hetim parave të asistencës
Jo të gjithë të varfrit përfitojnë nga ndihma ekonomike. Janë të shumta rastet e abuzimeve ku në skemën e asistencës përfshihen persona të punësuar dhe me të ardhura të qëndrueshme, duke lënë jashtë ata që vërtet kanë nevojë. Për këtë arsye, dje është marrë një vendim nga qeveria që të fillojë hetimi për abuzimet me shpërndarjen e ndihmës ekonomike si në bashki, ashtu edhe në komuna. Me një vendim të Këshillit të Ministrave, Inspektorati i Ndihmës Ekonomike, Pagesës për Persona me Aftësi të Kufizuar dhe Shërbimeve Shoqërore, në nivel qendror dhe rajonal, do të fillojë verifikimin e dokumenteve për të gjithë ata që përfitojnë nga këto skema asistence. Kjo strukturë ka marrë për herë të parë të drejtën ekskluzive që "të zbulojë" të gjitha abuzimet që bëhen me miliardat që akordohen për ndihmën ekonomike dhe pagesat e tjera të paaftësisë. Ky projektvendim u propozua nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Sipas ministrit Kosta Barka, këto masa synojnë rritjen e forcës goditëse të kontrollit ndaj personave dhe institucioneve që shkelin rregullat e procesit të zbatimit të programeve të mbrojtjes sociale, të përfitimit të familjeve nga programi i ndihmës ekonomike, të përfitimit të PAK, si edhe zbatimit të legjislacionit në fushën e shërbimeve që ofrohen për grupet në nevojë.
Drejtuesit e Ministrisë së Punës pohojnë se "deri tani, kontrolli lidhur me zbatimin e detyrimeve për dhënien e këtij informacioni nuk ka qenë objekt i punës së Inspektoratit apo të auditit. Kjo shpesh ka krijuar mundësinë e krijimit të hapësirave të përfitimit të padrejtë nga programet dhe skemat sociale për njerëzit në nevojë, që zbatojnë bashkitë dhe komunat". Inspektorati do të kontrollojë dokumentet që lëshohen nga
Zyra e Punës për Punësimin, nga Zyra e Tatim-Taksave për veprimtaritë e biznesit, nga zyrat e Sigurimeve Shoqërore për Pensionet, nga Inspektorati Shtetëror i Punës për informalitetin, nga hipoteka për pasurinë, informacion nga Zyra e Regjistrimit të Automjeteve, Seksioni i Urbanistikës, tregu i lirë etj.
"Vendosja e kontrollit për cilësinë e informacionit që duhet të japin institucionet që veprojnë në nivel vendor lidhur me të dhënat e domosdoshme që vërtetojnë të ardhurat e familjeve aplikante, pritet të kufizojnë mundësinë e përfitimit abuziv të individëve dhe familjeve të ndryshme", theksohet nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Punës gjatë argumentimit të ndryshimeve të djeshme. Ky vendim, saktësojnë më tej specialistët, përcakton rregullat dhe masat që do të zbatojë autoriteti kontrollues lidhur me shkeljet e rregullave, duke përcaktuar të drejtën e dhënies së: gjobës, vërejtje me shkrim, propozim për largim nga puna; propozim për fillimin e procedurave nga autoriteti kompetent, për punonjësit që kanë abuzuar me detyrën. "Këto masa, shprehen ata, do të rrisin autoritetin dhe efikasitetin e punës së organeve kontrolluese, duke krijuar mundësi për parandalimin e rasteve abuzive dhe adresimin e fondeve buxhetore realisht te njerëzit më në nevojë".