E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi prezanton kandidatin Myrtaj

21/04/2011  PDIU çel fushatën në Markat

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet çeli dje fushatën e saj elektorale në komunën Markat të Sarandës. Përpara qindra simpatizantëve kryetari i saj Shpëtim Idrizi ka prezantuar kandidatin për kreun e kësaj komune, Ismail Myrtaj. Gjatë fjalës së tij Idrizi e cilësoi këtë vend si një frymëzim për zgjidhjen e çështjes çame dhe si një motiv për përkushtimin e mëtejshëm të PDIU-së për mbrojtjen e të gjitha çështjeve kombëtare. Duke shprehur pritshmëritë më pozitive në rezultatin zgjedhor të komunës së Markatit, kreu i PDIU-së ftoi qytetarët e saj të votojnë kandidatin Murtaj, duke garantuar të gjithë përkushtimin e PDIU-së për më shumë mundësi zhvillimi në këtë zone. Nga ana e tij kandidati, njëherësh kreu aktual i komunës së Markatit, u zotua përpara banorëve se do të vazhdojë implementimin e projekteve të nisura dhe se brenda mandatit të dytë do të jetësojë të gjitha projektet për ndërtimin e qendrave të fshatrave të kësaj komune. Ai u zotua gjithashtu se shumë shpejt do të bëhet realitet ndërtimi i pikës doganore në Barabar, e cila do të shkurtojë distancën gjeografike për të shkuar në Çamëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›