Mediu: Opozita s’arrin të dalë mbi interesat politike
21/04/2011 PR fushatë elektorale në Librazhd
Partia Republikane zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Librazhdit në mbështetje të kandidatit për kryetar bashkie të prezantuar nga “Aleanca për Qytetarin” Shefki Çota. Kryetari i saj, Fatmir Mediu, shpalosi edhe një herë platformën e kësaj partie, duke mbështetur koalicionin qeverisës, si e vetmja alternativë për qytetarët e Librazhdit dhe të mbarë Shqipërisë. “Ju na dhatë një shans dhe ne punuam dhe do të punojmë që ta justifikojmë atë shans dhe besim, por themi me gojën plot se puna dhe kontributi i mazhorancës dhe PR-së si pjesë e saj ka shënuar hapa historikë në këto vite. Kur sheh që Shqipëria për herë të parë ulet si e barabartë mes vendeve më të fuqishme të Aleancës së Atlantikut të Veriut, ndien përgjegjësi historike për të punuar edhe më shumë. Kur sheh se Tirana dhe Prishtina bashkohen në rreth 2 orë nëpërmjet korridorit të kombit, kupton se sakrificat e shqiptarëve në shekuj janë bërë realitet, se shqiptarët në të dyja anët e kufirit janë tashmë të lirë. Po nëse kthejmë kokën mbrapa dhe kujtojmë vështirësitë që kanë shoqëruar këto arritje, për fat të keq, vërejmë se opozita shpeshherë nuk arriti të dilte mbi interesat e saj të ngushta politike”, - theksoi Mediu.