Pep Guardiola me prane rinovimit me Barcelonen

Ai është më pranë hedhjes së firmës në kontratë. Pep Guardiola ka hedhur një hap drejt rinovimit me Barcelonën pasi, siç njoftojnë mediat spanjolle, ai ka darkuar me presidentin “blaugrana”, Sandro Rosell.
Pasi ai e zgjati kohën e rinovimit më shumë sesa zakonisht, tashmë duket se ka vendosur të dëgjojë zërin e lojtarëve të tij, por edhe drejtuesve të klubit që, në një gojë i kërkojnë të mos largohet.
Në takimin e Guardiolës me Rosellin, kanë qenë të pranishëm edhe zëvendëstrajneri Vilanova, por edhe drejtuesit e tjerë katalanë, Bartomeu e Zubizarreta. Sipas mediave, Pep ka shprehur mbështetjen dhe përkushtimin e tij të plotë në planifikimin për sezonin e ardhshëm, ndërsa firma që pritet të hidhet në letër do të jetë sërish 1-vjeçare.
Si trajner i Barcelonës, Guardiola ka fituar 13 trofe në 3 vjet e gjysmë, përfshi 3 tituj kampion në Spanjë, 2 liga të kampionëve dhe dy tituj botërorë për klubet.