Kosovrasti-Gjoncaj perplasen ne KQZ

Nga rezultati i kutive në 6 njësitë bashkiake në Tiranë, kandidati Lulzim Basha kryeson me 74 vota në avantash ndaj kandidatit Edi Rama. Në KZAZ 50, 27 vota ishin në favor të kandidatit Rama dhe 19 vota në favor të kandidatit Basha.
Dy përfaqësuesit ligjorë të dy partive të mëdha politike, Njazi Kosovrasti dhe Genc Gjonçaj janë përplasur lidhur me integritetit të kutive duke dhënë secila palë versionet e tyre.
“Para se të fillojë votimi kutia mbyllet me katër kode, pra, mbyllet kutia me kapakun. Brenda në të, futet një procesverbal që quhet proceverbali i vulosjes së kutisë. Tregon katër kodet anësorë. Kodi i pestë është ai që vihet pasi mbaron votimi. Mbyllet vendi ku qytetarët votojnë dhe është kodi i pestë që shënohet në një procesverbal që është procesverbali i mbylljes. Kur kutia e votimit vjen në vendin e numërimit të votave, numëruesit nuk i heqin të pestë kodet, por vetëm katër kodet anësorë që të hapet kapaku. Kodi i pestë që është sipër, ku futen fletët e votimit s’kanë arsye ta këpusin dhe e lënë ashtu siç ka qenë”-tha përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti.
“Këtyre përfaqësuesve të provokuar nga drejtimi arrogant i zotit Ristani iu kërkua që të provohej integriteti i një kutie, e cila e mbyllur me 5 kode bëri të mundur daljen e një zarfi prej saj. Ju ishit dëshmitarë vetë, çka tregon edhe njëherë që ky proces është i deformuar. Çdo administrim i materialit zgjedhor të kutive është në përgjegjësinë e KQZ-së, mungesa e kodit apo hapësira mes kodeve është përgjegjësi e KQZ-së”- tha Genc Gjonçaj, përfaqësues i PS-së.
Mbledhja e KQZ do të fillojë rinumërimin në orën 17.00 për njësinë bashkiake nr 7, ndërkohë që për pesë qendrat e mbetura të votimit janë gjithsej 763 kuti për t’u numëruar.
Erjon Ajazi