E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgji, protesta të ashpra ndaj Sakashvilit

Rreth 5 mijë gjeorgjianë protestuan dje kundër Presidentit Mikhail Sakashvili, shumë më pak se gjatë dy ditëve të shkuara, ndërsa opozita ka hyrë në ditën e tretë të fushatës së demonstrimeve përmes të cilave kërkon ta detyrojë numrin një të shtetit të japë dorëheqjen. Turma e protestuesve bllokoi trafikun e makinave përpara ndërtesës së Parlamentit. Gjatë së enjtes dhe të premtes, liderët e opozitës arritën të grumbullojnë në shesh përkatësisht 60 mijë dhe 20 mijë protestues.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›