Protestat, Lame: “Po përsërisim historinë e para 19 vjetëve”
Autori i Lajmit: Redaksia
Anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Artan Lame, ka deklaruar se në Shqipëri historia po përsëritet si para 19 vjetësh ku populli u ngrit në protesta për demokraci dhe për lirinë e fjalës dhe të votës. Lame ka theksuar se jemi në të njëjtën pikë dhe historia mbetet e njëjtë dhe për këtë përgjegjës është Berisha. Anëtari i Asamblesë së PS-së, duke e cilësuar kryeministrin Berisha si e keqja më e madhe e Shqipërisë, theksoi se vendi tashmë është futur në një krizë politike. Sipas tij, protestat nuk janë e vetmja zgjidhje e problemeve, por është e vetmja mënyrë për të dëgjuar problemet. Lame gjithashtu theksoi se, edhe pse tashmë ka një egërsim të madh të popullit, kryeministri Berisha po bën rolin e shurdhit.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009