E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet e policise per atentatoret misterioze

Shkoder - Dy plumba ne kembe kane qene pasojat e sulmit me arme ndaj Marjan Gykes. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22:00 te dy diteve me pare ne rrethin e Shkodres nen afersi te Pikes turistike te Zogajve, 8 km larg qytetit. Policia nuk ka mundur ende qe te zbardhe detajet e plota te saj. Drejtues i shoqates "Azem Hajdari", ishte duke udhetuar me makine nga Shkodra per ne fshatin Zogaj. Ne nje pjese te rruges, ai ka ulur shpejtesine dhe ne keto caste jane degjuar disa te shtena armesh. Objekti i tyre ishte pikerisht makina e Marjan Grykes. Ndersa vete i plagosuri ka deshmuar se ata qe e kane detyruar te ule shpejtesine e levizjes dhe te ndale makinen kane qene te veshur me uniforme.

ATENTATI

Presidenti i shoqates "Azem Hajdari", Marjan Gryka e lidh atentatin e tij dy dite me pare ne Zogaj te Shkodres, me ceshtjen "Hajdari". "Theniet e mia ne lidhje me ceshtjen "Hajdari" mesa duket kane shqetesuar ndokend, perderisa kam marre si shperblim keto plumba", ka deklaruar dje Gryka. Rihapja e dosjes "Hajdari", sipas Marjan Grykes, perben edhe arsyen e vetme te sulmit ndaj tij. "Nese merr guximin te kundershtosh politiken ne Shqiperi duhet te marresh parasysh edhe pasojat. Gjyqi ndaj vetes eshte i pari. Nuk dihet se cfare mund te te ndodhe", vazhdon ai.

HETIMET

Policia nuk ka bere te mundur te identifikoje 2 personat qe qelluan ndaj Marjan Grykas. Grupi hetimor thote se atentati ndaj tij ne fshatin Zogaj te qytetit te Shkodres ishte i mire organizuar. Dyshohet se atentatoret mund te kene vezhguar levizjet e Grykes gjate gjithe dites, pasi ky i fundit gjate se premtes kishte frekuentuar aksin rrugor Shkoder- Zogaj, disa here. Sipas hetimeve paraprake te ngjarjes mbreme rreth ores 22. 10 minuta Marjan Gryka po udhetonte ne aksin Shkoder- Zogaj me automjetin e tij Benz tip Slloun metalizato me targa TR 0846 F. Dy persona me maska, (sic deshmon Gryka, njeri prej tyre i veshur dhe me uniforme policie,) i kane kerkuar te ndaloje makinen. Duke menduar se eshte postbllok policie Gryka eshte ndalur. Dy atentatoret i kane dale ne prite Grykes dhe kane qelluar me bresheri ne drejtim te makines se ish- truprojes se deputetit te vrare Azem Hajdari. Fatmiresisht Gryka ka mundur ti shpetoje atentatit, i favorizuar nga rruga me kthesa, duke marre vetem nje plumb ne kembe. R. Llazari

Pistat e policise per plagosjen e Grykes

SHKODER - Dy jane pistat per te cilat edhe po heton Policia e Shkodres mbi atentatin e dy diteve me pare. Dyshimet vertiten per ndonje hakmarrje te mundshme, apo te ndonje konflikti qe mund te kete pasur Gryka, ne dhjete vitet e fundit. "Megjithese i plagosuri ka deklaruar te mos kete hasmeri me askend ne jemi duke pare edhe kete piste", jane shprehur per gazeten burime policore. Nderkohe qe burimet kane theksuar se plagosja mund te konsiderohet, si vrasje me paramendim e mbetur ne tentative, per shkak se atentatoret kane planifikuar te gjitha detajet e skenes se krimit. Sipas policise autoret e vrasjes kane qene ne dijeni te levizjes te viktimes te tyre ne drejtim te Zogajve, duke i bere prite, ose e kane ndjekur ate per nje kohe te gjate.

Policia e Shkodres ka ngritur nje grup hetimor mbi plagosjen e dy neteve me pare te ish truprojes se Azem Hajdarit, Marjan Gryka, per te identifikuar edhe autoret e krimit. Sipas burimeve policore veshtiresive te hetimit iu jane shtuar edhe erresira si dhe terreni i thyer. Hetuesit nuk kane zbardhur ende shkakun e plagosjes se ish-truprojes se Azem Hajdarit, pasi te dhenat qe disponon policia jane shume te pakta. Ne vendngjarje policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 5 gezhoja kallashi, plumbat e te ciles goditen dy dite me pare, deren e shoferit, dritaren si dhe deren e pasme te makines. Ekspertet te kriminalistikes dhe hetues se Prokurorise se Shkodres po punojne per zbardhjen e plote te ngjarjes. Sipas burimeve dy jane personat tub cilet i kane prere rrugen Grykes. I pari e ka ndaluar ate, ndersa i dyti ka qelluar me bresheri me nje arme te tipit kallash ne drejtim te tij. Disa persona jane shoqeruar ne komisariat ku edhe kane dhene shpjegimet e tyre perkatese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›