Toskana; Gjyqtarët shqiptarë kërkojnë bashkëpunim për çështjet e të miturve
Zëvendëspresidenti Alessandro Starnini ka pritur dje një delegacion me magjistratë shqiptarë, të cilët gjenden në Toskana për të studiuar më tepër rreth çështjeve të të miturve. Referuar mediave italiane që përcollën vizitën e magjistratëve shqiptarë në Shqipëri, Gjykata e të Miturve ka struktura të kënaqshme dhe me profesionalitet në mbështetje. Këshilli rajonal i Toskanës mund të zhvillojë një rol impulsi për bashkëpunimin me autoritetet shqiptare në fushën e Gjykatës së të Miturve, e cila mungon në Shqipëri dhe që funksionon vetëm në rang seksionesh për të miturit në 6 gjykata të vendit. Është ajo që kanë kërkuar magjistratët e delegacionit të ardhur nga Shqipëria, që u pritën dje nga zëvendëspresidenti i këshillit rajonal, Alessandro Starnini, në Pallatin “Panciatichi”. Në takim ka marrë pjesë edhe don Carlo Zaçaro, nga “Opera della Madonnina del Grappa”, që organizon iniciativën e delegacionit shqiptar në Toskana. “Në Shqipëri nuk ekziston një Gjykatë të Miturish, por ka seksione të veçanta në qytete e mëdha, në 6 gjykata nga 22 që ka gjithë vendi”, - kanë shpjeguar magjistratët. “Reforma në drejtësi nuk është kompletuar ende, mungon infrastruktura, nuk janë mjetet e nevojshme profesionale mbështetëse, psikologët e asistentët socialë, të parashikuar nga ligji. Dënimi ndëshkues ose mbrojtja e nevojshme rrezikojnë të përkeqësojnë gjendjen e fëmijëve që hyjnë në burg me të dënuar të rritur. Fenomeni i veprave të kryera nga ata është në rritje, ka një vështirësi të theksuar për rikuperimin social”, - u shprehën ata. Toskana, është kjo kërkesa e formuluar nga delegacioni shqiptar, mund të kontribuojë “për t’u dhënë mundësinë e mësimit të një zanati të rinjve në Shqipëri, dhe në këtë mënyrë do t’i largonte nga krimi”. Zëvendëspresidenti Starnini ka siguruar disponibilitetin më të madh për zhvillimin e raporteve të bashkëpunimit dhe ka zbuluar se si drejtësia për të miturit “mund të bëhet një nga elementët gjyqësorë për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Në delegacion bëjnë pjesë Valbora Vata, kryeinspektore në KLD, Alban Boki, gjyqtar i Gjykatës së Apelit për seksionin penal në Tiranë, Selami Zalli, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë; Maniola Trungaj, prokurore e seksionit të të miturve në Prokurorinë e Shkodrës; Arta Llzaringaj, gjyqtare në Gjykatën e Shkodrës, Diana Lekaj, asistente sociale. Delegacioni gjendet në rajonin e Toskanës për një vizitë studimore.