Patozi: Nanon nuk e shoh si kreun e shtetit. Ndryshimet në qeveri pas zgjedhjes së presidentit
Share
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një intervistë për Vizion Plus, ka deklaruar se ai nuk e sheh Fatos Nanon si presidentin e ardhshëm të shqiptarëve. Patozi tha se pret që në kabinetin qeveritar të ketë ndryshime pas zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, këto ndryshime do ishin pozitive dhe do i jepnin një ritëm tjetër kabinetit. Ndërkohë Patozi premtoi se do jetë presidenti i ri që do të zgjedhë nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.