E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet për vdekjen e çiftit në Golem, dyshime për një rast të trafikut të sofistikuar të drogës



TIRANË - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë nën hetim ngjarjen e ndodhur në janar të këtij viti në Golem të Kavajës, kur shtetasit Tomi Rrumbullaku dhe Diana Xibraku vdiqën pas konsumimit të një shisheje vere me doza të larta kokaine në një restorant. Lajmi u konfirmua për gazetën nga burime zyrtare pranë kësaj Prokurorie, të cilat pohuan se administrimi i akteve procedurale për këtë ngjarje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të bëjë me dyshimet e ngritura se pas saj fshihet një rrjet i trafikut të drogës përmes mënyrave të sofistikuara (kokainë e përzier me verë). Burimet nuk preferuan të japin hollësi të tjera rreth kësaj çështjeje, por siguruan se grupi hetimor po heton për origjinën e shishes se verës së konsumuar nga dy viktimat. Shtetasit Tomi Rrumbullaku dhe Diana Xibraku vdiqën nga toksikimi pas një dreke në një restorant në Golem janarin e 2008-s. Sipas të dhënave hetimore, viktimat kishin konsumuar edhe një shishe vere, e cila nga ekspertiza rezultoi se kishte përqendrim të lartë lende narkotike e llojit kokainë. Çështja në fjalë fillimisht u hetua nga organet e Rendit në Kavajë dhe Tiranë, për të kaluar ditët e fundit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

4 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›