E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet per vrasjen e arketares

Autori i sulmit ndaj filialit bankar në sheshin “Shtraus”, ose siç njihet ndryshe zona e Xhamllëkut në Tiranë, dyshohet si autor i disa ngjarjeve të tjera të ngjashme.

Hetimet e policisë kanë zbuluar lidhje mes armës së përdorur në vrasjen e arkëtares së Lonora Kaloçi dhe plagosjes së rojes Skënder Elmazi, me ngjarjen e ndodhur në javën e tretë të tetorit të vitit të kaluar në afërsi të Dispancerisë në rrugën Ferit Xhajko.

Bëhet fjalë për tentativën e grabitjes me pasojë vrasjen e argjendarit Rrapo Sinanaj, ngjarje kjo për të cilën policia arrestoi një shtetas kosovar, i cili u la i lirë për mungesë provash.

Në orën 19:00 të mbrëmjes ishte paralajmëruar një analizë në drejtorinë e policisë së Tiranës për ecurinë e hetimeve për zbulimin e tentativës së grabitjes pasditen e të martës, ku për pasojë mbeti e vrarë arkëtaria Kaloçi dhe roja Elmazi.

Policia ka zbardhur pamjet filmike ku duket qartë se autori, i cili ishte maskuar me kapuç, ka qëlluar pa asnjë paralajmërim që nga jashtë filialit bankar rojen, që rrinte ulur brenda objektit dhe më pas ishte afruar drejt arkës.

Arkëtaria Kaloçi, fillimisht ishte fshehur nën babak dhe pastaj për të kërkuar një vend më të sigurtë ka kaluar në sportelin tjetër. Lëvizjet e saj ishin ndekur nga autori, i cili e ka qëlluar për vdekje dhe është larguar.

Kaloçi, u përcoll për në banesën e fundit në një ceremony mortore familjare rreth orës 13:00 të pasdites. Policia kishte shoqëruar mbi 50 persona të dyshuar apo në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Burimet nuk konfirmonin të kishin identifikuar të dyshuar konkretë për ngjarjen e 21 tetorit të vitit 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›