Italia dhe Spanja ne greve

Grevë e përgjithshme është njoftuar nga një prej sindikatave më të mëdha që grupon inxhinierët italianë, kundër reformës së punës të ndërmarrë nga qeveria Monti. Unioni njoftoi të mërkurën për një grevë katër orëshe, ndërsa paralajmëroi për greva të tjera nëse kërkesat e nuk do të merren parasysh.
Sindikata u bashkohet kështu organizatave të transportit dhe të punonjësve publikë, të cilët kanë protestuar më parë. Reforma e re e tregut të punës kërkon të heqë disa mbrojtje ligjore kundër shkarkimit nga puna, në mënyrë që të reduktojë mbrojtjen e punonjësve të vjetër, për të favorizuar punësimin midis të rinjve. Sipas qeverisë se Mario Montit , kjo mënyrë do të rrisë konkurrencën në treg. Reforma gjithashtu jep stimuj financiarë për të punësuar punëtorë të përhershëm në vend të personelit të përkohshëm.
Unionet në Spanjë mbajtën grevën e parë të përgjithshme që nga viti 2010 dhe ashtu si dy vjet më parë paketa e kursimeve ishte arsyeja e zemërimit të sindikatave . Qeveria e re e Mariano Rajoy është përballur më parë me dy greva dhe disa protesta, megjithatë ka zgjedhur të vazhdojë me planin e kursimeve. E teksa studentët dhe të papunët dalin protestojnë rrugëve, Madridi zyrtar është nën vëzhgimin e Brukselit mbi aplikimin e paketës së kursimeve.