E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet prej dy vitesh nga Krimet e Rënda

Dosja

Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi katër ditë më parë arrestimin e pesë personave që merreshin me trafik narkotikësh. Sipas prokurorit Besnik Muçi, hetimet i referohen dhjetorit të vitit 2008, kur në territorin italian, disa shtetas shqiptarë, në bashkëpunim me persona të tjerë përtej Adriatikut, kanë realizuar trafikimin e sasisë prej 11.85 kg heroinë. Sekuestrimi i saj u bë i mundur më 17 dhjetor 2008 dhe atëherë policia italiane arrestoi në flagrancë dy shtetasit shqiptarë, Julian Kajdo dhe Eduart Toshkollari. “Hetimet për këtë procedim penal kanë filluar në vitin 2008 si një hetim proaktiv, mbi bazën e akteve të veçuara nga një procedim tjetër penal. Për hetimin është bashkëpunuar në Policinë e Shtetit me Drejtorinë Kundër Narkotikëve e Trafiqeve dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale”, tha prokurori Muçi.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›