E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje me 12 plumba ne Tirane

TIRANË - Dy te ekzekutuar me arme me silenciator, eshte bilanci i nje krimi te ndodhur dje ne Tirane. Ne kete menyre krimi ka tronditur kryeqytetin pasditen e djeshme. Flutura dhe Elton Deliu, 52 dhe 32 vjec, nene e bir, jane vrare dje me 12 plumba ne banesen e tyre, pas nderteses se Presidences. Ngjarja e rende ka ndodhur ne oren 14:55 minuta te dites se djeshme. Policia eshte njoftuar kur disa persona po zbrisnin poshte neper shkalle nje te plagosur. Ngjarja e ndodhur ne pallatin afer Gardes se Republikes, ka bere qe efektivat e saj te njoftonin menjehere policine e kryeqytetit. Ne drejtim te vendit ku kishte ndodhur ngjarja, jane nisur patrulla te shumta policie. E gjithe zona eshte bllokuar duke mos lene asnje makine qe te qarkullonte. Flutura Deliu ishte e vdekur ne shtepine e saj, nderkohe qe nje makine tjeter po dergonte te plagosurin ne drejtim te Spitalit Ushtarak. Por ai nuk ka mundur te mberrije i gjalle ne sallen e operacionit. Burimet e policise thane, se 32-vjecari ka nderruar jete gjate rruges. Nga deshmite e marra mesohet se, ka pasur nje debat mes 32-vjecarit dhe atentatoreve, qe dyshohet se jane dy te tille, te cilet jane larguar me vrap.

Ngjarja

Ka qene mesi i dites kur nje person ka thirrur, "na vrane". Ishte 32-vjecari Elton Deliu, i cili dhe pse i plagosur rende ne koke dhe trup ka mundur te therrase. Fqinjet e te plagosurit e kane marre ate per ta derguar ne spital, nderkohe qe sapo kane zbritur shkallet, nje efektiv i Gardes se Republikes ka njoftuar policine. Por autoret nuk i ka pare njeri dhe ende jane te paidentifikuar. 32-vjecari ka nderruar jete gjate rruges per ne spital, nderkohe qe me e rende ka qene gjendja ne banesen e familjes Deliu. E ema e te plagosurit rende, qe me pas ka nderruar jete, ishte e vdekur ne vend, pasi ishte qelluar me nje plumb ne koke. Ajo ishte e shtrire ne krevat e mbuluar nga gjaku, qe i rridhte nga plaga qe i kishte shkaktuar plumbi. Sipas policise, Flutura Deliu, ishte e semure dhe nuk levizte nga vendi. Ne banese nuk ka pasur njeri tjeter vec, djalit dhe mamase se tij. Nusja e viktimes 32-vjecare, e cila ishte shtatzene, nuk ndodhej ne ato momente ne shtepi.

Familja

Familja e Elton Deliut, ishte prej disa vitesh banuese ne katin e gjashte te pallatit ku dhe ndodhi ngjarja e rende. Nderkohe qe disa metra me larg, familja Deliu kishte dhe nje lokal ne rrugen "Abdyl Fasheri". Ne shtepi mesohet se, kane qene vetem 52-vjecarja Flutura Deliu dhe djali i saj, qe sipas deshmive nuk kishte shume qe kishte arritur ne shtepi. Mesohet se 32- vjecari, ka debatuar me ekzekutoret para se te qellohej 11 here me arme nga ana e ekzekutoreve. 6 plumba ka marre ne trup dhe 5 ne koke, Elton Deliu. Por kjo nuk ka mjaftuar, vrasesit nuk kane kursyer plumbat edhe per nenen e tij, e cila ka mbetur e vdekur ne vend. Trupat jane derguar ne morg, nderkohe qe sot do te percillen per ne banesen e fundit.

Flutura Deliu, ishte e semure dhe nuk levizte nga vendi. Ne banese nuk ka pasur njeri tjeter vec, djalit dhe mamase se tij. Nusja e viktimes 32-vjecare, emri i se ciles nuk eshte bere i ditur, e cila ishte shtatzene, nuk ndodhej ne ato momente ne shtepi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›