E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi, Bufon fitoi 1.5 milionë euro nga skedinat

Xhixhi Bufon

Portieri i kombëtares italiane dhe ekipit të Juventusit, Xhixhi Bufon, është bërë pjesë e skandalit të trupimit të ndeshjeve.

Nga hetimet e Policisë Financiare të Torinos rezulton se Bufon ka fituar me anë të skedinave 1.5 milion euro. Bastet janë të ndaluara për futbollistët por një gjë e tillë vërtetohet nga një transfertë e dyshimtë.

Nga hetimi i një llogarie bankare të Bufonit rezulton se i janë transferuar nga një pikë që shet cigare dhe ku mund të vendosen loto sportive, 1 milion e 585 mijë euro.

Bufon akuzohet se ka shitur ndeshjen me Leçen, luajtur sezonin e kaluar. Portieri bëri një gabim të paramenduar duke bërë që ndeshja të përfundonte në barazim.

http://www.youtube.com/watch?v=v90xoIuoNaQ

Po është e vërtet, hetuesit më kanë kërkuar të flas me ata, tha portieri italian gjatë trajnimit për Euro 2012 i pyetur nga gazetarët. Ju gjithmonë i dinë këto gjëra të parët, kështu që më tregoni ju mua.

Italia është përfshirë nga një tjetër skandal i madh sa i takon futbollit, ku më shumë se 50 persona janë arrestuar ndërsa nga kombëtarja është përjashtuar Demeniko Krishito kurse trajneri i Juventusit, Antonio Konte është nën hetim. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›