OSSH pranon faturimet me cmimet e janarit, "gabuam"
Autori i Lajmit: Redaksia
Në një deklaratë për mediat drejtori i OSSH, Jozef Haisek ka folur për rritjen e cmimit të energjisë elektrike, ndërsa faturimin e energjisë për muajin dhjetor 2009 me cmimin e janarit 2010, Haisek e ka quajtur një gabim njerëzor. Javë më parë, ERE ka akuzuar OSSH se ka faturuar gabimisht në muajin dhjetor, cmimin e ri të energjisë, që sipas ligjit hynte në fuqi në janar 2010. Vetë drejtori i OSSH ka deklaruar se do të verifikohen abuzimet dhe konsumatorët do të kompensohen. “Faturat e energjisë lëshohen cdo datë 20 të muajit dhe mund të ndodhë që për shkak të ndryshimeve të brendshme tw personelit të mos jenë llogaritur mirë. Megjithëse u kemi kërkuar punonjësve tanë që ti nxjerrin me profesionalizëm këto fatura. Gjithsesi ne mbajmë përgjegjësi, do shohim faturat, do flasim me klientët tanë. Do të shkojmë bashkë me lexuesit e matësave për të parë matësat e energjisë elektrike. Në qoftë se biem dakord se është mbifaturuar atëherë kjo shumë e faturuar do të hiqet nga fatura e muajit pasardhës.” – thekson drejtori i OSSH. Gjatë deklaratës së tij, Haisek ka nënvizuar se këto rate të faturimit të gabuar nuk janë shqetësuese, pasi sipas tij, kanë ardhur nga gabime njerëzore. "Mund të ketë pasur raste të tilla abuzimi, qe kanë ardhur nga gabimi njerëzor. Faturistët që kanë gabuar janë pushuar nga puna dhe kjo do të ndodhë edhe për rastet e tjera ku mund të vërehen abuzime” – theksoi Haisek. Ndërsa për rritjen e energjisë elektrike ka deklaruar se kjo gjë ishte e nevojshme për të shtuar investimet e sistemit të energjisë, për një sistem sa më bashkëkohor që mundet të furnizojë të gjithë vendim me energji. “Rritja e energjisë është një kurs për të shtuar invesitimet në rrjetin e sistemit energjetik, pasi sistemi është i vjetëruar dhe duhet yëvendësuar me një system sa më bashkëkohor. Rritja e energjisë do të bëhet për të mbuluar humbjet dhe për të furnizuar vendin me energji” – deklaroi Haisek.Ky lajm është publikuar: 04/03/2010