Rama: PS nuk do pushtetin në tavolinë
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në një takim me gazetarët në Berat nënvizoi sërish se Partia Socialiste nuk kërkon marrjen e pushtetit në tavolinë përmes hapjes së kutive, por siç tha ai, hetim parlamentar të zgjedhjeve për ti dhënë fund historisë së manipulimit të votave të shqiptarëve. “Ruzhdia nuk është i vetmi manipulim, manipulime të tilla ka në çdo qark”, - theksoi kryesocialisti duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ndërsa konsideroi thyerjen e bojkotit të opozitës, si mënyrë për mosvjedhjen e mandateve, Rama theksoi se deputetët socialistë nuk mund ti falnin mandatet e tyre. “Mandatet smund tia falim Berishës. Ska jetë parlamentare pa legjitimimin e mandateve”,- theksoi Rama.
Ky lajm është publikuar: 04/03/2010