Hetimi, PD presion Ramës
Tiranë - "Shteti ka instrumenta që do e detyrojnë Edi Ramën të sjellë informacionin e kërkuar për mbledhjet e KRT-së në Bashkinë së Tiranës", deklaroi të premten deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri, kryetar i komisionit parlamentar për hetimin e procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës.
Gjatë një konference për shtyp, z. Xhaferri tha se bashkia e Tiranës nuk i është përgjigjur kërkesës së komisionit për të marrë një informacion të plotë mbi procesverbalet e mbledhjeve të KRT-së për periudhën nga 1 janari 2007 e në vazhdim.
"Megjithëse ka kaluar afati i kësaj kërkese (dita e djeshme), Edi Rama nuk ka kthyer përgjigje, duke u fshehur pas kërkesës së dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Rama po synon të bllokojë hetimin, por nuk do ta bëjë dot, sepse ai nuk mund të veprojë në kundërshtim me ligjin dhe ne nuk do ta lejojmë të veprojë në kundërshtim me ligjin", theksoi Xhaferri.
Sipas tij, bazuar në ligjin "Për informimin publik", z. Rama është i detyruar që vendimet e KRT-së t'ia japë çdo qytetari. "Skandali i Edi Ramës është aq i madh sa ai po synon të fshehë informacionin dhe të bllokojë hetimin. Ne nuk i kemi kërkuar korrespondencën e tij private, por procesverbalet e mbledhjeve të KRT-së. Rama do ta japë informacionin, pasi shteti ka instrumenta të tjerë që e detyrojnë atë ta sjellë këtë informacion. Skandali i tij tashmë ka kaluar çdo masë, duke i dhënë ish-shefit të urbanistikës në bashki, vetëm në mbledhjen e fundit, 19 leje ndërtimi nga 30 gjithsej".