Apeli, emigrantët të vijnë në votime
01/05/2009 Deputetët socialistë takime me emigrantët shqiptarë, nisin nga Greqia
“Ju ftojmë që më 28 qershor të vini për të ndryshuar qeverinë e Shqipërisë”
Oli Xhilaga
Partia Socialiste i shtrin takime e saj elektorale edhe jashtë kufijve të vendit, duke kërkuar votën e emigrantëve shqiptarë. Fushata elektorale sa vjen e bëhet më e ethshme e njëkohësisht shtohen takimet intensive me elektoratin. Në këtë kuadër, veç takimeve në zona të ndryshme të vendit, ekipi drejtues i Partisë Socialiste ka menduar t’i kushtojë rëndësi dhe një pjesë jo me pak peshë në listën e votuesve shqiptarë, e konkretisht emigrantëve. Për këtë arsye, përfaqësues të kësaj partie preferuan që takimet e para elektorale t’i zhvillonin me emigrantët shqiptarë të vendosur në shtetin fqinjë - Greqi. Në këtë mënyrë, deputetët e PS-së Ben Blushi, Pandeli Majko e Alfred Dalipi kanë zhvilluar me emigrantët shqiptarë një takim në Veria të Greqisë, ku kanë shfaqur hapur qëllimin e këtij takimi. Në fjalën e tyre deputetët socialistë kanë vënë theksin në nevojën e ndryshimit të madh që duhet të ndodhë në vend dhe për këtë duhet që emigrantët të marrin pjesë në votime dhe për më tepër të mbështesin Partinë Socialiste, e cila premton realizimin e këtij ndryshimi. Deputetët socialistë janë shoqëruar dhe mbështetur në takimet e tyre nga homologët helenë të Pasokut si dhe nga përfaqësuesit e zgjedhur lokalë. Takimin me emigrantët shqiptarë e përshëndeti kryetarja e Bashkisë së Verias Uzuxhoglu, si dhe deputetët të parlamentit grek. Ndërkohë deputetë socialistë përcollën në fjalën e tyre mesazhin e partisë që ata përfaqësojnë, lidhur me garën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. “Një shtet që aspiron të bëhet pjesë e Europës duhet t’u garantojë qindra mijëra qytetarëve që jetojnë si emigrantë në kufi me vendin ku kanë lindur të drejtën e votës”, - vlerësuan deputetët e PS-së Pandeli Majko dhe Alfred Dalipi përpara emigrantëve. Njëkohësisht, po në këtë linjë, ata u bënë apel emigrantëve që më 28 qershor të vijnë në Shqipëri dhe të shprehin vullnetin e tyre nëpërmjet votës. Po kështu, duke i mëshuar me forcë një kërkese të tillë, deputeti socialist Ben Blushi jo vetëm që ritheksoi të njëjtën kërkesë për emigrantët, por shkoi më tej duke vlerësuar se duhet edhe vullneti i emigrantëve për të ndryshuar të ardhmen e vendit më 28 qershor. “Ju keni ikur nga mungesa e shpresës. Kemi një shans më 28 qershor që t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën, dhe këtë nuk mund ta bëjmë dot pa ju. Ne kemi në dorë që me votën tonë më datën 28 qershor ta ndryshojmë qeverinë e Shqipërisë. Të ndryshojmë qeverinë e Shqipërisë për të sjellë në pushtet një qeveri më të mirë, e cila na i garanton të gjitha këto dhe në radhë të parë na garanton Europën”, - vuri në dukje Blushi gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Veria të Greqisë. Për ta përmbledhur dhe për ta bërë më të qartë idenë e këtij takimi, deputeti socialist Blushi e përfundoi fjalimin e tij me një falënderim që përmbante në vetvete dhe mesazhin për emigrantët. “Ju falënderoj për këtë pritje masive dhe entuziaste dhe ju ftoj që në 28 qershor të vini në Librazhd, Shkodër, Devoll apo Korçë për të ndryshuar qeverinë e Shqipërisë, për të ndryshuar të ardhmen tonë të përbashkët”, - u shpreh Blushi.
LSI-PESH
Marrëveshja paraelektorale, premtime për emigrantët
Lëvizja Socialiste për Integrim nënshkroi dje marrëveshjen për koalicion me partinë “Për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve” për zgjedhjet e 28 qershorit. Kjo marrëveshje u firmos nga kreu i LSI-së Ilir Meta dhe kryetari i “Për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve” Ymer Kurti. Gjatë fjalës së tij Meta deklaroi se “ bashkëpunimi me “Për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve” do t’i shërbejë akoma më tej afirmimit të të drejtave të emigrantëve shqiptarë, do t’i shërbejë përfaqësimit të tyre të drejtpërdrejtë në Kuvendin e ri të Shqipërisë, pasi besoj se zëri i shqiptarëve duhet të jetë një zë që duhet të dëgjohet drejtpërdrejt prej tyre nga Kuvendi i ri i Shqipërisë që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit”. Gjithashtu kreu i LSi-së nuk vonoi të bënte premtimin e partisë që ai përfaqëson për këtë kategori. “Ne do të bëjmë gjithçka për të njohur të gjitha sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe të gjitha llojet e tjera të sigurimeve të vëllezërve dhe motrave tona emigrantë që janë jashtë. Dhe njëkohësisht që të favorizojmë investimet e tyre në vendin tonë, pasi me njohuritë që ata kanë fituar në vendet europiane mund të kontribuojnë shumë për të përshpejtuar europianizimin e Shqipërisë dhe arritjen e standardeve europiane pikërisht këtu në atdheun e gjithë shqiptarëve”, - u shpreh Meta gjatë fjalës së tij.
Kongresi i PSD-së
Gjinushi kritika ndaj politikës së ndjekur nga Meta
“Taktika e gabuar e së majtës, çarja dhe deformimi i sistemit zgjedhor mundësuan rikthimin e Berishës në pushtet. Taktikat e së majtës kanë qenë të gabuara. Këto llogari të vjetra, që e shtynë LSI-në të futej e vetme, taktikë që po e ndjek edhe sot duke e paraqitur si taktikë të re, lojë e vjetër, këto taktika në emër të së resë i shpërbëjnë çimentimit të së vjetrës, i shërbejnë pisllëkut të së djathtës. Ne si parti nuk i përkrahim këto lojëra politike.” Kështu u shpreh kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi gjatë fjalës së tij në punimet e kongresit që zhvilloi dje kjo parti. Në po këtë linjë, Gjinushi vijoi me kritikat e tij për mënyrën se si është shfaqur e majta. “Me disa katarsistë, që do të lironte PS-në nga korrusopini i Metës dhe të ashtuquajturit “të rinj” që do liron PS-në nga Nanoja, pasi dështuan për pastrimin e njëri-tjetër, janë bashkuar për të pastruar PS-në nga kryetari aktual. Partia jonë nuk është bërë kurrë pjesë e bashkimeve të tilla, që synojnë ndarjen e pushtetin dhe jo qeverisjen e vendit”, - deklaroi Gjinushi.
Kuvendi mbyll punimet dy muaj para zgjedhjeve
Seanca e fundit parlamentare ka në rend të punimeve 15 pika
Dy muaj nga data e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe një muaj nga startimi zyrtar i fushatës elektorale Kuvendi ka nisur “pushimet”. Legjislativi i ka mbyllur punimet që javën që shkoi, duke mos zhvilluar seancë parlamentare as ditën e hënë, ku në program ishin parashikuar miratimi i një projekti të rëndësishëm, siç është ai “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative”. Punimet janë parashikuar të mbyllen më 11 maj dhe deri atëherë Kuvendi nuk do të zhvillojë asnjë seancë plenare, ndërkohë që edhe punimet në shumicën e komisioneve parlamentare janë mbyllur. Seanca e fundit e datës 11 maj njihet si seanca më e gjatë për nga përmbajtja që është zhvilluar në këtë mandat katërvjeçar. Ajo përmban 15 pika, mes të cilave projekte të rëndësishme. Disa prej tyre ende nuk kanë kaluar për miratim nga komisionet parlamentare dhe, nëse kjo nuk ndodh as javën e ardhshme, ato do t’i mbeten parlamentit të ardhshëm t’i miratojë. Përmendim projektligjin “Për administratën gjyqësore”, projektin “Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, si dhe projektligjin “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. Ndërkohë që projektet e tjera po kaq të rëndësishme siç është ai “Për gjendjen civile”, projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” dhe akti normativ nr. 2, datë 8.04.2009, “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara për kontributin e burimeve për misionin e Kombeve të Bashkuara në Republikës së Afrikës Qendrore dhe në Republikën e Çadit (MURCAT)”, pritet të marrin votën e këtij legjislativi në seancën e fundit të tij. Rendi ditës së 11 majit, sipas kalendarit të miratuar nga Konferenca e Kryetarëve, janë parashikuar edhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës si dhe miratimi i procesverbalit të një seance që nuk zhvillohet: ai i seancës plenare datë 7.05.2009.
Zgjedhjet
KQZ regjistron 44 subjekte zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar gjatë mbledhjes së djeshme listën e plotë të partive politike që do të garojnë për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, duke lënë jashtë saj vetëm njërën. Pra, edhe në këtë proces zgjedhor do të konkurrojnë për të zënë vendet në parlament jo pak, por 44 subjekte zgjedhore. Po dje, pas verifikimeve të bëra, ky komision u njohu të drejtën e konkurrimit edhe të katër partive, vendimi për të cilat ishte lënë pezull. Mes tyre ishte edhe partia e Dashamir Shehit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. Ndërsa dje partitë politike u regjistruan si subjekte zgjedhore, 45 ditë para datës së zgjedhjeve ato do të regjistrohen edhe si koalicione zgjedhore. Ndërkohë që listat e kandidatëve që ato do të depozitojnë në KQZ për Kuvendin, veçanërisht të partive politike që nuk kanë asnjë mandat në Kuvend, duhet të mbështeten nga jo më pak se 10 000 zgjedhës.