E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimi i 21 janarit mberrin ne Tirane prokurori amerikan

/ /

TIRANE - Nje prokuror amerikan ka mberritur dje ne Tirane nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes per te dhene asistencen e tij ligjore ne hetimin e ngjarjeve te dhunshme e me pasoja te renda qe shoqeruan demonstraten e 21 janarit. Sipas burimeve nga Prokuroria e Pergjithshme mesohet se prokurori amerikan ka mberritur diten e djeshme ashtu sikurse ishte parashikuar ne pergjigje te kerkeses se Prokurorise shqiptare per asistence ligjore dhe teknike ne hetimin e dosjes se emeruar tashme si 21 janari. Burimet bejne te ditur se prokurori amerikan ka pasur dje nje takim prezantues me grupin hetimor te ngjarjes te perbere nga prokuroret shqiptare. Ne ndihme te ketij hetimi per llogari te Prokurorise shqiptare pala amerikane ka angazhuar deri tani edhe dy eksperte te cilet po japin ndihmen e tyre teknike ne administrimin e provave penale. Nderkaq diten e djeshme zv.ambasadorja amerikane Deborah Jones se bashku me koordinatoren e marredhenieve te OPDAT me Prokurorine ka qendruar per disa ore ne Prokurorine e Pergjithshme. Zv.ambasadorja amerikane mesohet se ka kryer nje bisede pune me Prokuroren e Pergjithshme Ina Rama duke i konfirmuar gatishmerine e SHBA-se per te ndihmuar nje hetim te plote te drejte dhe te gjithanshem te ngjarjes. Ne te njejten kohe ne Prokurorine e Pergjithshme ka qendruar edhe nje perfaqesues i OSBE-se. Edhe ky zyrtar i huaj mesohet se ka qendruar ne Prokurori per tu informuar mbi garancite qe ofron procesi hetimor qe lidhet me ngjarjet e 21 janarit ne Tirane. Pak dite me pare Prokurorja e Pergjithshme kerkoi zyrtarisht ndihme teknike nga pala amerikane permes ambasades se SHBA-se ne Tirane. Menjehere ambasadori amerikan ne Tirane u shpreh se kerkesa do te shqyrtohej dhe SHBA-ja do te ofronte ndihme per nje hetim te gjithanshem nga Prokuroria shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›