E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenimi i Rames sms u bllokua para mberritjes tek kryetari i PS

/ /

TIRANE - Prokuroria e Tiranes e cila po heton tre personat nga Burreli te arrestuar per kercenim ndaj Edi Rames tha dje se pas mesazhit te pare te derguar nga Luan Rami thirrjet dhe mesazhet tjera nuk kane mberritur ne celularin e kreut te PS-se. I arrestuari Luan Rami 37 vjec me daten 21 janar ne oret e mbremjes i kishte nisur nje sms Edi Rames ku i thoshte se demonstruesit e opozites i kishin shkaterruar makinen fuoristrade te parkuar ne bulevard. Rami ka kerkuar demshperblim per makinen por vetem pas mesnates ne ora 0100 ka marre raport ne celularin e tij per mberritjen e mesazhit tek Rama. Sapo ka marre raportin Luan Rami ka kryer dy thirrje telefonike drejt numrit te Rames por qe ne kete moment mesohet se ka nisur pergjimi i telefonave te 37-vjecarit nga Burreli. Nderkohe qe ai mbahej ne pergjim telefonatat dhe mesazhet e tij jane bllokuar ne baze te kerkeses se SHISH-it nga operatori celular. Nderkohe SHISH-i ka vene ne dijeni policine e cila nga ana e saj realizoi arrestimin e tre personave. Vec Luan Ramit ne pranga rane edhe shtetasit Fatos Rami 29 vjec dhe Afrim Kica 33 vjec. Sipas Prokurorise tre personat akuzohen se kane kryer vepren penale sigurimi i kushteve dhe mjeteve per te kryer vrasje. Sipas Prokurorise mesazhi i pare i derguar nga Luan Rami nuk permbante kercenime ndaj Rames nderkohe qe sms-te e tjera kercenuese jane bllokuar dhe nuk kane mberritur. Rama ka mesuar per kerc-enimet ne adrese te tij vetem nje dite me pas kur eshte marre ne mbrojtje nga gjashte oficere te Gardes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›