Elbasan, e zë korenti, vdes 57 vjeçarja
Një 57-vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme paraditen e sotme, si pasojë e kontaktit elektrik. Burime të Policisë lokale bënë të ditur se, shtetësja Hanife Hoti, vjeç 57, lindur dhe banuese në fshatin Karakullak, Komuna Bradashesh ka mbrritur e vdekur sot paradite në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Pasi grupi hetimor kreu veprimet e para proçeduriale, rezulton se vdekja kishte shkak rënien nën tension në një pompë elektrike të sistemit të ujitjes, kur shtetësja Hoti po ujiste parcelën pranë banesës.