Hetimi i Kuvendit, "ok" kerkeses se PS Rozeta Rapushi
Ngrihet komisioni hetimor qe do te hetoje veprimtarine e organeve drejtuese te sherbimeve te Kuvendit, per pese vite radhazi, shtator 2005 - dhjetor 2010. Me 117 vota pro, vetem 1 kunder dhe 3 abstenime, Kuvendi miratoi kerkesen e Partise Socialiste per hetimin e sherbimeve te Kuvendit qe ne momentin e marrjes se pushtetit nga mazhoranca ne vitin 2005. Hetimi do te vijoje per tre muaj dhe ka ne perberje te tij 13 deputete, ku shtate i perkasin opozites dhe gjashte mazhorances. Menjehere pas ketij votimi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh se eshte teper e zhgenjyer se nga kerkesa per nje mocion kunder saj, opozita arriti ne nje kerkese per hetimin e sherbimeve te Kuvendit. "Jam jashtezakonisht e zhgenjyer qe pas dy viteve rresht qe kerkojne mocion per shkarkimin e Jozefina Topallit nuk e gjeten burrerine per te bere nje mocion per shkarkimin e Jozefina Topallit. Nga koka e Jozefina Topalli ata shkojne dhe perfundojne te hetimi i sherbimeve ndihmese te Kuvendit te Shqiperise. Cfare mund te them", reagoi dje kryetarja pak minuta pas votimit ne Kuvend. Sipas saj, ne te gjitha nismat e marra kunder saj, opozita ka deshtuar, duke permendur se ajo ka fituar 2 me 0 ndaj opozites ne Kuvend. "Me vjen keq! Duhet te ishin me burra, sepse ka dy vjet qe thone qe do te ngrene nje komision hetimor, qe te bejne nje mocion kunder Jozefina Topallit dhe nuk e bejne. E premtuan ne nentor, filluan nje mocion kunder Jozefina Topallit, sepse koka e Jozefina Topallit u duhet dhe deshtuan. E kthyen nga nje mocion kunder Jozefina Topallit ne nje mocion me debat. Zoti Rama me 7 janar tha se kesaj radhe do bejne perseri nje mocion kunder Jozefina Topallit dhe perseri nuk e mbajti fjalen. Nuk i qendroi asaj qe tha. Nuk u be mocion kunder Jozefina Topallit. Mua me vjen keq per ta", vijoi Topalli. Socialistet kane kerkuar te hetojne organet drejtuese te Kuvendit per sa u perket detyrimeve qe lindin nga zbatimi i Rregullores, hetimin e veprimtarise se administrates, hetimin e funksionimit te stafit ndihmes, etj. Me specifikisht ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve, socialistet jane shprehur se ne detaje duan te kontrollojne funksionimin e buxhetit te Kuvendit, ku shkojne parate. Ne nje kopje te procesverbalit te siguruar nga Gazeta "Koha Jone", deputeti socialist, Namik Dokle, thekson se synimi i ketij komisioni nuk eshte thjesht te kontrolloje, por ai behet per te ndryshuar disa gjera ne funksionimin e Kuvendit, si per shembull, nese ceshtjen e buxhetit. "Sot komisionet e Parlamentit tone jane pa buxhet. Ato nuk dine se cfare mund te bejne me pjesen e buxhetit qe i takon per te bere sondazhe, per te zhvilluar kontakte me grupe interesi, apo per problematika qe i interesojne komisionit, me qellim qe komisionet te funksionojne ne nje menyre racionale dhe jo te shtrenguar brenda hekurave te nje buxheti, i cili nuk i jep hapesire cdo deputeti dhe ne menyre te vecante komisioneve parlamentare", shprehet Dokle.