Arvizu: KQZ te punoje e lire, te mos shnderrohet e perdorur nga politika
Mbeshtetje amerikane per institucionin me te larte zgjedhor ne Shqiperi, duke kerkuar nga politika qe te lihet te punoje i lire, nderkohe qe nga KQZ eshte kerkuar qe te mos perdoret nga politika. Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani zhvilloi dje nje takim me Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu. Takimi u zhvillua ne ambientet e KQZ-se. Ky takim kishte per qellim informimin mbi veprimtarite e zhvilluara ne drejtim te pergatitjeve te zgjedhjeve vendore te dates 8 Maj 2011. Qe ne fillim, kryetari i KQZ-se, Ristani shprehu mirenjohjen per angazhimin dhe perkrahjen e vazhdueshme te Shteteve te Bashkuara per zhvillimin e proceseve zgjedhore dhe demokratike ne Shqiperi. Me tej Ristani beri nje permbledhje te veprimtarise qe ka kryer Komisioni per pergatitjen dhe ngritjen e te gjithe infrastruktures njerezore, nenligjore dhe logjistike ne funksion te administrimit te procesit zgjedhor. Nga ana e tij, Ambasadori i SHBA, Arvizu, gjate bisedes shprehu rendesine e pergatitjes se zgjedhjeve nga nje KQZ e pavarur cka do te ishte vendimtare per mbarevajtjen e zgjedhjeve. "KQZ duhet te lejohet te punoje e lire dhe per me teper nuk duhet te shnderrohet ne nje mjet qe perdoret nga politika", deklaroi kreu i ambasades se SHBA ne Tirane. Gjithashtu Ambasadori Arvizu inkurajoi KQZ-ne te perdore cdo mjet te mundur per te rritur transparencen dhe besueshmerine ne proces. Ne perfundim te takimit, kreu i KQZ, Ristani garantoi ambasadorin Arvizu se ka te gjithe vullnetin dhe angazhimin per funksionimin e KQZ-se ne transparence te plote.