E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Shqiperia i ploteson kushtet per zgjedhje te lira

Nderkombetaret jane shprehur dhe njehere kunder ndryshimit te Kodit Zgjedhor, riformatimit te KQZ, nderkohe qe kane vleresuar punen e bere me transparence per listat e zgjedhjeve. Duke hedhur poshte ne kete menyre te gjitha pretendimet e deritanishme per nje infrastrukture jo te pershtatshme zgjedhore dhe duke nenvizuar se Shqiperia i ploteson te gjitha kushtet per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Kreu i misionit te OSBE-se ne vendin tone, Eugen Vollfart deklaron se Shqiperia i ploteson te gjitha kushtet per zgjedhje te lira e te ndershme, ndersa theksoi se zgjedhjet lokale te 8 majit do te monitorohen nga numer i madh vezhguesish nderkombetare. Vollfart i beri keto deklarata gjate nje takimi me autoritetet e pushtetit vendor ne Lezhe, duke paralajmeruar nje angazhim te forte te OSBE per zgjedhjet e 8 majit.

"Ju keni gjithcka per te patur zgjedhje te lira e te drejta. Keni nje Kod Zgjedhor, keni parti politike te cilat kandidojne, keni komisione vezhguese qe pergatisin zgjedhjet, keni vec ketyre edhe nje mision te OSBE-ODIHR-it qe do te monitoroje keto zgjedhje. Pra keni gjithcka qe duhet, per zgjedhje te lira e te ndershme. Ajo qe ne presim jane zgjedhje te lira e te drejta ku qytetaret te bejne zgjedhjen e tyre te lire", ka qene deklarata e ambasadorit te OSBE ne Tirane, Eugen Vollfart. Por nuk i eshte shmangur as komentit ne lidhje me ankesat e te majteve. Referuar kerkesave te opozites per ndryshim te Kodit Zgjedhor dhe rikompozim te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, kreu i OSBE-se ashtu si ambasadori amerikan Alexander Arvizu shprehur qendrimin se nuk eshte koha e duhur per te kryer te tilla ndryshime. "Tani nuk eshte koha per ndryshime ne Kodin Zgjedhor, pasi pergatitjet per Zgjedhjet jane ne fazen e tyre te fundit dhe qytetaret kane nevoje per siguri ligjore. Kodi aktual zgjedhor e jep kete siguri dhe nje pjese e kesaj sigurie eshte te mos kemi ndryshime te papritura. Ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve keni 7 anetare te cilet jane perzgjedhur nga qeveria dhe opozita dhe te gjithe duhet te marrin pjese ne mbledhjet e KQZ-se", ka nenvizuar ambasadori i OSBE, Vollfart dhe ne takimet me pushtetaret vendore ne Lezhe. Nga ana tjeter jashte vemendjes se shefit te Prezences se OSBE ne Tirane nuk kane mbetur as listat zgjedhore. Ai e vleresoi si transparente punen e bere me listat zgjedhore, ndersa theksoi se qytetaret kane mundesi t'i shohin dhe t'i kontrollojne ato. "Listat paraprake te zgjedhjeve ashtu si gjithe listat e tjera pergatiten ne zyrat e gjendjes civile dhe sistemin e permiresuar te adresave. Me sa di une listat paraprake te votuesve jane publikuar, ne menyre qe qytetaret te kene mundesi t'i kontrollojne ato. Besoj qe kjo eshte nje transparence e larte", nenvizoi Vollfart.

Kreu i OSBE-se tha se zgjedhjet e 8 Majit si shume te rendesishme per te ardhmen e vendit, duke kerkuar kontributin e te gjithe faktoreve per mbarevajtjen e procesit dhe duke paralajmeruar se eshte e domosdoshme qe bashkepunimi mes paleve te jape nje produkt pozitiv, zgjedhjet e pakontestuara. S.P

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›