E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vigjilja e Pashkes ne kryeqytet

Vigjilja e Pashkës ndjehet edhe në kryeqytet, veçanërisht në Kryepeshkopatën e shenjtë. Qirinj shprese, lutje e besim përcjell kjo ditë për besimtarët.

Në një atmosferë të thellë shpirtërore, pas një periudhe të gjatë kreshmimi, çdo ditë mijëra besimtarë mbushin kishën "Ungjillëzimi i Hyjlindëses", duke marrë pjesë në shërbesat e Javës së Madhe. Të gjitha ato kryen nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastas, i ndihmuar nga episkopët ndihmës dhe klerikë të Kryepiskopatës së Shenjtë.

Në pritje të dites simbolike të ngadhënjimit mbi vdekjen, besimtarët kanë përgatitur menunë e drekës dhe vezën e kuqe, një veçori karakteristike e kësaj feste e cila simbolizon rilindjen e njeriut.

Tradita e dhurimit të vezëve të ngjyrosura me elemente të çmueshme vazhdon edhe në ditët e sotme. Familjet pasi përfundojnë përgatitjet, bëhen gati për të marrë pjesë në shërbeën e madhe të së shtunës. Pak para mesnate, Kisha mbahet e ndriçuar shumë pak. Sipas zakonit të vjetër, mbas Kanonit shuhen të gjithë kandilet e Kishës përveç "Kandilit të Pashuar" të altarit. Pastaj fillon Shërbesa e Dritës ose Shërbesa e Ngjalljes që përfundon me procesionin e Pashkës në mesnatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›