E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, Lohan: Policia kujdes me automjetet pa targa

TIRANE-Komisioni Europian vleresoi sot hapat e hedhur nga Shqiperia per liberalizimin e vizave, por sheh me sy kritik mungesen e kontrollit per trafikun e mundshem te automjeteve. Kreu i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan, këshillon policinë shqiptare për problemet në fushën e sigurisë, në lidhje me automjete e patarguara.
“Edhe pse policia ka bërë progres, ka ende probleme për policinë. Një numër i madh pa targa qarkullojnë dhe kjo cështje duhet zgjidhur dhe jo thjesht të mbetet në letër si ligji antiduhan”.
Deklarata e diplomatit u bë gjatë Mbledhjes së 4-t të bordit të palëve të interesuara të projektit të PAMECA III.
I pranishëm në Mbledhje, Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka renditur ligjin antimafia, hetimin e aseteve kriminale dhe permiresimin e sigurise rrugore si rezultatet pozitive te punes se dikasterit te tij.

Prej 6 mujash PAMECA III eshte misioni i Komisionit Europian per ti dhene ndihme Policise se Shtetit, kryesisht në trajnime dhe infrastrukturen logjistike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›