Hetimi i karburanteve, dëshmojnë dy importues
Tregu i karburanteve po zhvillohet në kushte jo të qeta. Nga njëra anë kemi uljen e çmimeve, të cilat po sjellin humbje për grosistët, ndërsa nga ana tjetër një hetim kombëtar i Autoritetit të Konkurrencës për mundësi të ekzistencës "monopol". Mësohet se në vazhdën e hetimeve të nisura gjashtë muaj më parë, inspektorë të Autoritetit të Konkurrencës kanë marrë në pyetje dy shoqëri importi karburantesh. Burime brenda këtij institucioni konfirmojnë faktin se ishte kërkuar prezenca e një kompanie të tretë, e cila do t‘u përgjigjej pyetjeve rreth hetimit të kryer nga Autoriteti. Nga studimet paraprake rezulton se tregu i karburanteve në vend po has me mungesa të theksuara konkurrence, ndërsa Autoriteti që mbulon sektorin kërkon të dalë në një përfundim të plotë vetëm pasi të ketë marrë në pyetje ato shoqëri që nga deklaratat e tyre tatimore ose nga çmimi i ofruar në treg, paraqiten në formë karteli. Tri ditë më parë, ministri i Financave pranoi shtrembërimet në treg, por sqaroi se qeveria e ka të pamundur të ndërhyjë për të diktuar çmimet, aq më tepër kur operojnë rreth 50 importues karburanti.
Raport
Dita e djeshme ishte parashikuar si fillimi i një procesi kur shoqëritë e thirrura nga Autoriteti i Konkurrencës duhet të pranonin ose të kundërshtonin raportin paraprak hetimor. Në bazë të këtij raporti, të bërë publik pjesërisht në ditët e para të muajit dhjetor 2008, Autoriteti i Konkurrencës pranon se tregu nuk po zhvillohet në kushte normale dhe se për këtë do të kërkonte thirrjen në seancë dëgjimore të atyre shoqërive që kanë shkelur parimet e tregut. Duke marrë shkas nga përfundimi paraprak i hetimit, Autoriteti i Konkurrencës ka filluar procesin e dëgjimit të ndërmarrjeve kryesore në tregun e karburanteve. Këto seanca janë kryer pas përfundimit të raportit të ndërmjetëm të Sekretariatit të Autoritetit të Konkurrencës "Mbi Hetimin e Thelluar në Tregun e Karburanteve", ku konkludohej se vihen re kufizime të konkurrencës në treg si pasojë e sjelljes së koordinuar mes ndërmarrjeve kryesore që kanë fuqi të ndjeshme në tregun e shumicës dhe ndërmarrjeve të integruara vertikalisht në tregun e shitjes me pakicë. Në seancat dëgjimore të zhvilluara dje, u paraqitën dy shoqëri, ndërsa një tjetër e thirrur nuk u paraqit. Mësohet se gjatë muajit janar, do të zhvillohen edhe seancat dëgjimore me ndërmarrjet e tjera, të cilat sipas procedurave ligjore, kërkuan shtyrje të seancës. "Me përfundimin e të gjitha seancave dëgjimore me ndërmarrjet nën hetim, Komisioni i Konkurrencës do të marrë vendimet përkatëse në bazë të Ligjit nr. 9121, "Për Mbrojtjen e Konkurrencës", i cili përcakton edhe masat ndëshkuese me gjobë nga 2 deri në 10 për qind të xhiros vjetore", thanë dje burime zyrtare pranë Autoritetit të Konkurrencës.