Hetimi i zgjedhjeve/ Seanca, akuza PS-PD

Kuvendi nisi sot në orën 09.30 seancën tjetër maratonë për të diskutuar nismat ligjore të propozuara nga PS-së për transparencën e zgjedhjeve.
Deputeti i PS-së, Gazmir Bizhga deklaroi se kërkesa e PS-së për transparencë nuk duhet të mohohet. "Ne kërkojmë zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit. Berisha nuk mund të bëjë zgjedhje të lira. Kërkesën tonë nuk e mohon dot askush", tha ai.
Paulina Hoti, deputete e PD-së tha se socialistët nuk e duan transparencën e zgjedhjeve. Ajo tha se largimi i deputetëve socialistë nga Komisioni i Ligjeve nuk i shërben tolerancës dhe transparencës, liberalizimit të vizave dhe integrimit europian. "Përgjegjës për pengimin e heqjes së vizave nuk është vetëm Rama, por të gjithë deputetët e PS-së që janë për bojkot", theksoi ajo.
Dashamir Peza, deputet i PS-së tha në fjalën e tij se e vërteta e madhe se beteja e PS-së nisi për votat e vjedhura, nuk mund të shmanget. "Kanë kaluar 9 muaj që kur goditët votën e lirë, por sot ju nuk ia keni dalë të shauni betejen për votën e vjedhur", tha ai. Peza i bëri thirrje mazhorancës të bashkohet për betejën e Shqipërisë evropiane.
Ermelinda Meksi, deputete e PS-së theksoi se mazhoranca duhet të kërkojë tek vetja pjekuri politike në interes të së ardhmes së vendit. "Hetimi parlamentar është i rëndësishëm për transparencën e qeverisjes. Ne presim që mazhoranca të dëgjojë ndërkombëtarët që kërkojnë dhënien e së drejtës për hetim të plotë të zgjedhjeve", pohoi ajo. Meksi nënvizoi se pas zgjedhjeve janë pushuar nga puna komisionerë të PS-së, ndaj Berisha duhet të kthejë në realitet përbetimin e tij, duke i ripunësuar ata. Ajo theksoi se ka rritje eksportesh të padeklaruara. "I kërkoj ministrisë së Financave të japë të dhënat buxhetore për muajin janar, shkurt e mars", tha ai.
Deputetja socialiste, Luiza Xhuvani tha se me mos hapjen e kutive po rrezikohet demokracia.