E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend/ PS: Faktet tek kutitë, PD: Nuk çelen


Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon seancën maratonë për të diskutuar nismat ligjore të propozuara nga PS-së për transparencën e zgjedhjeve. Në Kuvend diskutohet rreth nismave ligjore të opozitës, të cilat lidhen, me kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e qershorit të kaluar dhe me disa ndryshime që garantojnë ligjërisht të drejtën e hapjes së kutive për efekt hetimi parlamentar.
Deputeti i PS-së, Gazmir Bizhga deklaroi se kërkesa e PS-së për transparencë nuk duhet të mohohet. "Ne kërkojmë zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit. Berisha nuk mund të bëjë zgjedhje të lira. Kërkesën tonë nuk e mohon dot askush", tha ai.
Paulina Hoti, deputete e PD-së tha se socialistët nuk e duan transparencën e zgjedhjeve. Ajo tha se largimi i deputetëve socialistë nga Komisioni i Ligjeve nuk i shërben tolerancës dhe transparencës, liberalizimit të vizave dhe integrimit europian. "Përgjegjës për pengimin e heqjes së vizave nuk është vetëm Rama, por të gjithë deputetët e PS-së që janë për bojkot", theksoi ajo.
Dashamir Peza, deputet i PS-së tha në fjalën e tij se e vërteta e madhe se beteja e PS-së nisi për votat e vjedhura, nuk mund të shmanget. "Kanë kaluar 9 muaj që kur goditët votën e lirë, por sot ju nuk ia keni dalë të shauni betejen për votën e vjedhur", tha ai. Peza i bëri thirrje mazhorancës të bashkohet për betejën e Shqipërisë evropiane.
Jemin Gjana, deputet i PD-së tha se kërkesat e PS-së do plotësohen vetëm në përputhje me Kushtetutën. Ai theksoi se kutitë nuk do hapen. Ai ka deklaruar se deputetët e PS po veprojnë sipas urdhërave të kryetarit Edi Rama. Sipas Gjanës, historiku i Parlamentit ka treguar se kanë qenë qëndrimet e së majtës ato që kanë dëmtuar vendin.
Ermelinda Meksi, deputete e PS-së theksoi se mazhoranca duhet të kërkojë tek vetja pjekuri politike në interes të së ardhmes së vendit. "Hetimi parlamentar është i rëndëishëm për transparencën e qeverisjes. Ne presim që mazhoranca të dëgjojë ndërkombëtarët që kërkojnë dhënien e së drejtës ëpr hetim të plotë të zgjedhjeve", pohoi ajo. Meksi nënvizoi se pas zgjedhjeve janë pushuar nga komisionerë të PS-së, ndaj Berisha duhet të kthejë në realitet përbetimin e tij, duke i ripunësuar ata. Ajo theksoi se ka rritje eksportesh të padeklaruara. "I kërkoj ministrisë së Financave të japë të dhënat buxhetore për muajin janar, shkurt e mars", tha ai.
Spiro Ksera, ministër i Punës, tha se kërkesa për rihapje votash është qesharake. "Interesi i opozitës duhet të jetë vazhdimi i reformave dhe jo pengimi i tyre", theksoi ai.
Ai theksoi se demokracia imponon njohjen e rezultateve dhe kjo është zgjidhja e krizës së debateve.
Ilir Gjoni, deputet i PS-së tha se faktet janë në kutitë e votimit. Sipas tij, dje nga Berisha e deputetët demokratë u formalizua njohja e Kushtetutës. Gjoni tha se kjo qeveri erdhi në pushtet nga vjedhja e votës, ndaj kjo është një sëmundje që mund të krahasohet me terrorizmin.

Në seancën e djeshme, e cila zgjati më shumë se 7 orë nuk u arrit asnjë kompromis.

RTV "Ora News" po transmeton direkt seancën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›