“Hetimi ndërkombëtar për Fazliçin, i jashtëligjshëm”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Ekspertët ligjorë hedhin poshtë dhe e cilësojnë absurde nismën për një grup hetimor ndërkombëtar të hedhur në treg nga kryeministri Sali Berisha, në lidhje me çështjen “Fazliç”, si dhe ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për përplasjen me Prokurorinë e Përgjithshme. Në një intervistë për “Ballkan”, ish-ministri i Drejtësisë, anëtari i Komisionit të Ligjeve në Parlamentin Shqiptar dhe deputeti i PBDNJ-së, Spiro Peçi, zbardh për herë të parë për opinionin publik se hetimi ndërkombëtar, në Kodin e Procedurës Penale të Shqipërisë nuk ekziston dhe nuk është i ligjshëm. Peçi ka qenë i prerë edhe për sa i përket objektit dhe arsyeve mbi të cilat do të ngrihet një komision parlamentar hetimor për përplasjen institucionale, duke thënë se është absurde dhe pa vlerë. Sipas tij, është një lloj presioni mbi organet e pavarura kushtetuese dhe konkretisht mbi Prokurorinë e Përgjithshme.
A është e nevojshme dhe sa bazë ligjore ka ngritja e një komisioni parlamentar për të hetuar mbi përplasjet institucionale të Ministrisë së Drejtësisë e asaj të Brendshme me Prokurorinë e Përgjithshme?
Në lidhje me komisionin hetimor për përplasjen e institucioneve, në qoftë se kjo kërkesë do të institucionalizohet do të ketë atë objekt për të cilin është përmendur, unë nuk kam për ta përkrahur, sepse e shikoj absurde të ngresh një komision hetimor parlamentar për të zgjidhur marrëdhëniet midis ekzekutivit ose midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Thelbi i kësaj kërkese është gjëja më absurde që mund të ndodhë. Ky komision nuk ka çfarë heton, sepse, efektivisht, marrëdhëniet midis tyre janë të përcaktuara në ligj dhe konkretisht ligjin për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe ligje të tjera. Pra është shumë e qartë se ku fillon kompetenca e ministrit të Drejtësisë në marrëdhëniet me Prokurorinë e Përgjithshme dhe ku mbaron. Për aq kohë sa është e thënë shumë e qartë në ligj, që ministri ka të drejtë të urdhërojë inspektime në Prokurori vetëm për çështje të arkivuara, do të thotë për çështje të pushuara apo të pezulluara, dhe në përfundim të këtij inspektimi ministri ka të drejtë që të paraqesë një raport me rekomandime për atë çka konstatuar në inspektimet e kryera. Vërejtjet e ministrit të Drejtësisë apo rekomandimet e tij nuk kanë karakter detyrues për Prokurorin e Përgjithshëm, ai e çmon vet nëse duhet të marrë ato masa që prpozon ministri ose jo, të cilat mund të jenë për anulimin e vendimeve që ka marrë një prokurori lidhur me pushimin e një çështjeje për pezullimin ose është gjykata ajo që vendos nëse është vendimi i drejtë i Prokurorisë. Në këtë vështrim, nuk shoh se kush mund të jetë arsyeja dhe se çfarë mund të hetojmë në komision parlamentar, prandaj them që jam kundër ngritjes së komisionit.
A mos vallë ky komision është krijuar më shumë për të larguar Kryeprokuroren Rama apo është vërtet i domosdoshëm?
Nuk mund të them se ku synon ky komision. Për mua ky komision është i panevojshëm, nuk shikoj ndonjë mbështetje të paktën në legjislacion, as në rregullore për objektin me të cilin kërkohet të ngrihet ky komision. Se çfarë synohet me ngritjen e tij, gjithsesi, duke pasur vetëm këtë objekt, nuk ma do mendja që të synohet largimi apo shkarkimi i Prokurores së Përgjithshme. Gjithsesi, ngritja e tij është një lloj presioni që bëhet ndaj një organi kushtetues të pavarur siç është Prokuroria.
A është shqetësuese për shtetin ligjor kjo përplasje institucionesh, ku ka tashmë edhe një reagim nga ndërkombëtarët për këtë çështje?
Këto përplasje, në thelb, kanë të bëjnë me konceptet që ekzistojnë për ndarjen e pushteteve, një nga parimet bazë të funksionimit të një shteti demokratik, kanë të bëjnë me konceptet për ligjin, dhe mënyrën se si duhet zbatuar ky ligj. Pikërisht këto përplasje nuk i shërbejnë askujt, është e tepërt të përsëris atë konstatim dhe ato deklarata që kanë bërë qoftë ambasadorët e BE-së, por edhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë. Këto deklarata duhen marrë si një alarm që jepet për ndërhyrje në punët e institucioneve kushtetuese dhe të pavarura siç është rasti i ndërhyrjes në punët e Prokurorisë.
Në cilat raste e përcakton ligji që mund të kërkohet hetim ndërkombëtar për një çështje të caktuar, dhe kjo aq më shumë kur kërkohet nga Kryeministri?
Që në fillim dua të theksoj që nocioni dhe koncepti i hetimit ndërkombëtar nuk është një koncept procedural, ligjor dhe asnjë organ, qoftë dhe ai i ndjekjes penale, nuk mund të kërkojë, për të kryer një hetim ndërkombëtar nga të tjerët, brenda juridiksionit që ka vetë ky organ kompetent, siç është Prokuroria në këtë rast. E thënë më thjesht, dhe Prokuroria nuk mund të kërkojë hetim ndërkombëtar. Çdo veprim procedural, i kryer nga të huajt, nuk ka asnjë vlerë për gjykatat tona, dhe nuk njihet nga Kodi i Procedurës Penale. Këtu gjithë zhurma bëhet dhe ka në thelb një ngatërresë, moskuptim ndërmjet ndihmës së kërkuar nga organi i Prokurorisë në rastet e veçanta për të tërhequr mendimin e ekspertëve, kur në vendin tonë mungojnë specialistë të fushave të veçanta, ku ka një interes apo një çështje që është në hetim. Në asnjë rast nuk ka ndodhur që të kemi hetim ndërkombëtar në Shqipëri. Ato që janë thënë deri më sot, për çështjen “Hajdari” apo për çështjen “Trebicka” nuk kanë të bëjnë fare me një hetim ndërkombëtar. Jemi përpara rasteve kur vetë organi i Prokurorisë ka kërkuar një ndihmë si në rastin e parë, kuptohet ndihmë në metodikën e një çështjeje të caktuar që ka interesa vetë Prokuroria, por ky nuk është hetim ndërkombëtar. Në fund të fundit hetimet bëhen vetëm nga prokurorët shqiptarë, veprimet procedurale nuk mund t i kryejë askush me përjashtim të prokurorëve dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore Shqiptare. Deklaratat që do të kërkojmë hetim ndërkombëtar, ose vendimet dhe dekretet që thuhet se do të merren, janë të pabazuara ligjërisht, nuk kanë asnjë efekt ligjor, hetimet në Shqipëri mund të bëhen vetëm nga një organ që Kushtetuta e njeh si organin kompetent për të bërë ndjekjen penale. Çdo vendim i marrë nga organet e tjera, jashtë Prokurorisë, nuk ka asnjë karakter detyrues për Prokurorinë, pra kjo Prokurori nuk mund të zbatojë një vendim apo dekret të Qeverisë apo një akt tjetër për të bërë një hetim të ashtuquajtur ndërkombëtar. Është Prokuroria, e cila vendos nëse do të kërkojë ndihmë, jo hetim ndërkombëtar, nga specialistë të huaj.
Mustafaj: “Përplasja me Prokurorinë, ngjarje e rëndë, të ndërhyjë Presidenti”
Deputeti i Partisë Demokratike dhe kandidat për kreun e PD për Tiranën, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, në një dalje publike për mediat, ka mbajtur qëndrim mbi konfliktin e ditëve të fundit mes Qeverisë dhe Prokurorisë. Mustafaj tha se “kjo është një ngjarje e rëndë dhe që do analizuar me shumë kujdes si nga klasa jonë politike ashtu edhe nga trupa jonë juridike. Një gjë është e sigurt: nga një duel i tillë nuk ka të fituar. Ka vetëm të humbur. Dhe humbësi më i madh, është shteti ynë, i cili, edhe pa tensione të tilla, mbetet ende i brishtë në raport me standardet e demokracisë. Partia Demokratike nuk mund të ndihet e qetë duke parë shqetësimin që ky duel ka ngjallur si në opinionin publik të vendit, ashtu edhe te miqtë e mëdhenj të Shqipërisë e që janë SHBA dhe Bashkimi Evropian. Unë e mirëkuptoj shqetësimin dashamirës të këtyre miqve, dhe i falënderoj për vëmendjen me të cilën ata e shoqërojnë procesin e forcimit të demokracisë në vendin tonë. E ndiej për detyrë t i siguroj se asgjë dhe askush nuk mund t i pengojë reformat e ndërmarra në emër të modernizimit të vendit dhe të integrimit të tij në NATO dhe në BE. E ndiej të arsyeshme t i drejtohem Presidentit të Republikës me thirrjen që të ushtrojë kompetencat e tij si kryemagjistër i vendit, kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të siguruar uljen e këtij tensioni, që do të thotë, të mbështesë edhe pavarësinë e Prokurorisë, në përputhje me Kushtetutën, dhe të ushtrojë kontroll që Prokuroria ta kryejë me paanësi detyrën e vet. Ngritja e komisioneve hetimore parlamentare bëhet në mbështetje të rregullores së Parlamentit. Ne do të shohim në momentin e duhur nëse është vërtet e nevojshme ngritja e këtij komisioni apo jo. Dhe, nëse gjykohet të ngrihet, nuk mundet ta paragjykojë unë rezultatin, që do të nxjerrë një hetim i tillë parlamentar. Unë kam besim se Berisha, si një politikan me përvojë të gjatë, do t i lexojë këto mesazhe të ardhura nga Uashingtoni dhe Brukseli me dashamirësinë, që ato meritojnë. Kryerja e reformave kërkon qetësi dhe vetëm qetësi”, - përfundoi qëndrimin e tij ish-ministri i Jashtëm.
Zogaj: “Qeveria të dëgjojë thirrjet e ndërkombëtarëve”
Deputeti i PD-së, Preç Zogaj, komentoi se Ina Ramën e ka votuar personalisht dhe e ka votuar edhe grupi i PD-së, dhe për këtë arsye, në mënyrë kategorike, nuk do të synohet shkarkimi i Prokurores së Përgjithshme me anë të komisionit hetimor parlamentar. Zogaj pohoi se “qeveria dhe partitë politike duhet të dëgjojnë thirrjet apo qoftë edhe kritikat e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk duhet të rrezikojmë integrimin. Kemi bërë hapa përpara dhe humbasim shumë në këtë pikë”. Ai shtoi gjithashtu se mazhoranca s duhet të eklipsohet nga suksesi i reformave dhe duhet të vazhdojë rrugën përpara. “Qeveria dhe partitë politike nuk duhet të preken në asnjë rast kur vijnë deklarata dashamirëse që kritikojnë dhe nuk miratojnë planet tona”, - tha ai. Zogaj theksoi se PD nuk duhet të krijojë një distancë të padëshirueshme mes ndërkombëtarëve dhe brenda saj. “Nuk duhet të prekemi kur na vijnë qëndrime mosmiratuese nga partnerët dhe miqtë tanë”, - theksoi ai. Deputeti i Lezhës e ka justifikuar deklaratën e tij me faktin se SHBA ka qenë gjithmonë një mik i shqiptarëve dhe gjithmonë ka qenë pranë problemeve që ka pasur vendi dhe për këtë arsye duhet të dëgjojë këshillat që vijnë në formë sugjerimi nga një vend mik.
Ky lajm është publikuar: 16/10/2008