E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Shqipërisë: Defiçiti në bujqësi është dyfishuar

Autori i Lajmit: red.
Qytetet shqiptare janë shndërruar të gjithë në konsumatorë të varur nga mallrat e importit, veçanërisht për produktet ushqimore. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, tregojnë për një dyfishim të defiçitit në bujqësi gjatë këtij viti. Tregues, i cili ka arritur shifra alarmante të 44 miliardë lekëve. Ne importojmë aktualisht 48.2 miliardë lekë produkte bujqësore, ndërkohë që eksportojmë vetëm 4.2 miliardë lekë ushqime. Eksperti i ekonomisë Ismail Beka, i pyetur nga media u shpreh se “prodhimi i importit ka gjetur mundësinë të hyjë në tregun shqiptarë me çmime më të ulta dhe ofron një çmim më konkurrues. E parë në anën e popullsisë, e cila jeton me prodhimin e produkteve bujqësore është një situatë kritike dhe fermeri nuk mund të konkurrojë”. Ekspertët i rekomandojnë qeverisë që të shtojë investimet për bujqësinë për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, si e vetmia mënyrë për të reduktuar disi defiçitin në këtë sektor. Më tej ai shtoi “duhet që në këtë projektbuxhet të rritet pjesa e investimeve në bujqësi. Ajo që është drejtuar në këto vite ka mbetur ne nivele të ulta”. Në buxhetin e këtij viti qeveria akordoi 5,4 miliardë lekë për bujqësinë nga të cilat vetëm 2.8 miliardë prej tyre janë përdorur për investime.

Ky lajm është publikuar: 16/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›