E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat, 92 milionë lekë gjoba për kontrabandë

Autori i Lajmit: red.
Gjatë dy javëve të para të këtij muaji nga kontrollet e ushtruara në të gjitha pikat doganore të vendit nga strukturat e antikontrabandës janë vendosur gjoba në vlerë 92 milion lekë për shkak të mosdeklarimit të plotë të sasisë së mallrave dhe kalim të tyre kontrabandë. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme eDoganave, gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë kësaj periudhe, është evidentuar se disa subjekte kanë patur shmangie në vlerë dhe sasi të mallit, në ndryshim me faturat e paraqitura në doganë. Po kështu, gjatë kontrolleve janë gjetur edhe sasi e konsideruar malli i padeklaruar. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar edhe 677 steka cigare të markave të ndryshme si dhe 100 kg kafe, mall i cili tentohej të futej kontrabandë.

Ky lajm është publikuar: 16/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›