Italia, partneri kryesor strategjik, politik dhe ekonomik i Shqipërisë
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vazhduar edhe dje vizitën e tij zyrtare në Itali. Pasditen e djeshme ai zhvilloi një takim me kreun e koalicionit të së majtës italiane, me sekretarin Kombëtar të Partisë Demokratike, Valter Veltroni, i cili shoqërohej edhe nga sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë, deputeti Lapo Pisteli. Presidenti Topi vuri në dukje faktin se Italia është partneri kryesor strategjik, politik dhe ekonomik i Shqipërisë dhe se për vetë historinë dhe raportet tradicionale mes popujve tanë, afërsinë gjeografike dhe lidhjet kulturore, marrëdhëniet bilaterale italo-shqiptare janë në një nivel të shkëlqyer në të gjitha fushat. Kreu i Shtetit shprehu besimin në kontributin e vyer politik dhe institucional të Veltronit në drejtim të rritjes së mëtejshme edhe të bashkëpunimit parlamentar, ku Italia do të vazhdojë të ofrojë ndihmesën dhe përvojën e saj në përmbushjen e aspiratës integruese evropiane të vendit tonë. Veltroni u shpreh se vizita e presidentit Topi në Itali dëshmon më së miri nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe dhe lidhjet e ngushta e të gjithanshme mes dy vendeve tona. Në takim u diskutua edhe për krizën financiare globale si dhe efektet që ajo mund të sjellë për ekonomitë e vendeve tona dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes dhe thellimit të kësaj krize. Po dje, Topi zhvilloi një takim dhe me kryetarin e Bashkisë së Romës, Xhani Alemano.
Ky lajm është publikuar: 16/10/2008