Ndërtimet e reja, rritet numri i lejeve
Autori i Lajmit: red.
Numri i lejeve për ndërtime të reja gjatë tremujorit të dytë të vitit 2008 është rritur ndjeshëm, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bënë të ditur burime nga Banka e Shqipërisë.
Sipas BSH-së, kontributin më të lartë në rritjen vjetore të lejeve të reja për ndërtim për tremujorin e dytë të vitit e kanë dhënë lejet për ndërtimin e banesave, të cilat kanë përfaqësuar rreth 64 për qind të numrit të përgjithshëm të lejeve të ndërtimit.
Raporti i BSH-së
Banka e Shqipërisë vëren se vlera e parashikuar e ndërtesave të reja, sipas lejeve të ndërtimit të dhëna gjatë tremujorit të parë të vitit 2008, pati një rritje vjetore me rreth 50 për qind. Ndërkohë, rreth 90 për qind e këtyre fondeve do të përdoren për ndërtimin e objekteve të banimit dhe 10 për qind për ndërtesa të tjera, ku përfshihen ndërtesa tregtare, ndërtesa industriale e të tjera.
Indeksi i Kushtimit të Ndërtimit
Sipas BSH-së, Indeksi i Kushtimit të Ndërtimit u rrit me 1.3 për qind në tremujorin e dytë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Faktori kryesor në rritjen e këtij treguesi është rritja me 2.2 për qind e shpenzimeve direkte, ku shpenzimet për materiale elektrike, ato për paga dhe të transportit, u rritën me përkatësisht 7.5 për qind dhe 2.5 për qind në terma vjetorë. Ndërkohë, fitimet e parashikuara pësuan një rënie prej 1 për qind.
Tabelë
Numri i lejeve të miratuara gjatë viteve
2003 2004 2005 2006 2007 2008 2007 2008
Ndërtesa 751 64 389 300 40 146 2.7
Ndërtime për banim 481 28 255 194 17 93 4.5
Ndërtesa të tjera 270 36 134 106 23 53 1.3
a.Hotele 117 - 1 1 - 0 -
b.Ndërtesa tregtare 85 23 83 44 10 29 1.9
c.Ndërtesa industriale 16 6 5 16 2 4 1.0
d.Ndërtesa të tjera 52 7 45 48 11 20 0.8
Ky lajm është publikuar: 16/10/2008