Anëtarët e KKRT-së, Leskaj letër shoqatave
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Në cilësinë e drejtuesit të institucionit (shoqatës, grupit parlamentar) që përfaqësoni, ju bëj me dije se keni kompetencën që brenda datës 20.10.2008, të paraqisni pranë Kuvendit kandidaturën tuaj për anëtar zëvendësues të KKRT-së”
Komisioni i Mjeteve të Informimit Publik shtyn përsëri diskutimin për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit. Shkas është bërë përsëri mungesa e kandidatëve të tjerë përveç atyre të propozuar nga Partia Demokratike dy ditë më parë. Mësohet se kryetarja e Komisionit të Mjeteve të Informimit Publik, Valentina Leskaj, u ka dëguar një letër shoqatave të medias por dhe grupeve parlamentare ku bën të ditur se ata mund të propozojnë kandidatë për anëtar të KKRT-së. Leskaj u lë afat atyre deri në datën 20 për të paraqitur kandidaturat e tyre. Dy ditë më parë, Komisioni i Mjeteve të Informimit Publik u përfshi nga debate mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës për anëtarët e KKRT-së. Në komision ishin vetëm dy kandidatura të propozuara nga PD, të cilat nuk u pranuan nga socialistët. Leskaj i konsideroi kandidaturat, politike dhe kërkoi që ato të vinin nga shoqëria civile.
Letra
Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, njëkohësisht kryetare e Komisionit të Medias, u ka dërguar një letër gjithë shoqatave dhe grupeve parlamentare ku u kërkon të propozojnë anëtarë për KKRT-në. “Në bazë nenit 9 të ligjit nr.8410, datë 30.09.1998 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në cilësinë e drejtuesit të institucionit (shoqatës, grupit parlamentar) që përfaqësoni, ju bëj me dije se keni kompetencën që brenda datës 20.10.2008, të paraqisni pranë Kuvendit kandidaturën tuaj për anëtar zëvendësues të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit”, - shkruan Leskaj në letrën drejtuar shoqatave.
Debatet
Dy ditë më parë, Partia Demokratike çoi në komisionin e Mjeteve të Informimit Publik dy kandidaturat e saj për vendin e mbetur bosh në KKRT pas shkarkimit të nënkryetarit Frano Kulli, pak ditë më parë. Kreu i Grupit, që është edhe anëtar në Komisionin e Medias, Astrit Patozi, kërkoi diskutim për dy kandidaturat e propozuara nga PD, përkatësisht Altin Ndroqi dhe Ermal Gjonaj. Por ky propozim është bërë shkak për debat mes anëtarëve të komisionit. Opozita e ka kundërshtuar këtë nismë, duke argumentuar se kandidaturat kanë ardhur për miratim në kundërshtim me ligjin për KKRT-në, pasi janë propozime politike. Dy kandidaturat e Patozit janë drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Informimit në Ministrinë e Transporteve, Altin Ndroqi, i cili më parë ka punuar në një sërë pozicionesh si zëdhënës i Ministrisë së Brendshme apo edhe gazetar i Rilindjes Demokratike, si dhe për kandidaturën e Ermal Gjinajt, i cili po ashtu më parë ka punuar si gazetar në gazetën “Rilindja Demokratike”, si dhe ka kryer një sërë detyrash të tjera në rang këshilltarësh apo specialisti në zyra shtypi. Nisur pikërisht nga jetëshkrimi i tyre profesional, deputetët e opozitës kanë shprehur se ato vijnë në kundërshtim me ligjin për mediat, i cili kërkon kandidatura jopolitike dhe të propozuara nga shoqëria civile. Sipas kryetares së këtij komisioni, Valentina Leskaj, propozimet e ardhura nga PD janë në kundërshtim me ligjin dhe shkelin marrëveshjen e 9 gushtit të vitit 2006 midis PD-së dhe PS-së, të arritur edhe për KKRT-në. Gjithashtu Leskaj ka theksuar se procedura e ndjekur nga PD nuk plotëson normat ligjore, pasi ligji kërkon që të propozohen katër kandidatura dhe jo dy. Por, sipas Patozit, argumentet e sjella nga përfaqësuesit e opozitës nuk qëndrojnë, pasi sipas tij, fakti që ata kanë punuar në një gazetë partiake nuk i bënë ata domosdoshmërisht njerëz të politizuar.
Ky lajm është publikuar: 16/10/2008