Nuk perdoren kartat preferohet paraja ne dore
TIRAN- Ne i japim para ato na i kthejne ne shifra. Kjo eshte shprehja qe qarkullon rendom ne lidhje me marredheniet e klienteve me bankat pagesat elektronike depozitat bankare etj. E ne fakt edhe pse prej disa vitesh sistemi bankar dhe sherbimet qe ai ofron kane njohur nje zhvillim te pelqyeshem gjate viteve te fundit shqiptaret vazhdojne te preferojne perdorimin e parase ne dore e thene ndryshe parase KASH.
Te ndikuar ndoshta nga mendesia e mesiperme qytetaret preferojne ti bejne pagesat per blerjet apo marrjen e sherbimeve te ndryshme me para ne dore duke pasur nje kontakt fizik me to se sa virtual megjithese ata kane nje llogari bankare dhe me ane te saj iu ofrohet sherbimi i pageses me karte krediti apo debiti.
Siguria qe i jep konsumatoreve paraja ne dore se sa kryerja e pagesave nepermjet rrugeve te tjera sic do te ishte ajo me karte konfirmohet edhe nga shifrat e raportuara nga banat e nivelit te dyte qe operojne ne vend. Deri ne fund te vitit 2010 jane regjistruar rreth 2.5 milione llogari bankare te klienteve me nje rritje prej 17 per qind krahasuar me vitin 2009.
Llogarite bankare te cilat mund te arrihet dhe me ane te nje karte debiti apo krediti perbejne rreth 29 per qind te llogarive. Per te terhequr para nga pjesa tjeter eshte i domosdoshem paraqitja fizike e personit ne sportelin e bankes.
Ne total poseduesit e llogarive bankare qe mund te perdoren nepermjet kartave kane kryer rreth 10.5 milione transaksione duke qarkulluar rreth 100 milione dollare. Ne fakt pjesa me e madhe e ketyre transaksioneve nuk ka te beje me kryerje pagesash apo transferta por vetem me terheqje parash nga bankomatet.
Nga totali i transaksioneve rreth 95 per qind e tyre perbejne terheqja KASH nga bankomatet dhe vetem 5 per qind jane pagesa klientesh me karta ne POS-e pajisje qe mundesojne pagesen nepermjet kartes pa qene nevoja te shkosh ne bankomat per te terhequr para tregues ky i nje ekonomie ende ne perdorim te larte te parave ne dore - citohet ne raportin vjetor te Bankes se Shqiperise per veprimtarine e sistemit bankar ne vend pergjate vitit 2010.
Sherbimi i pageses ne forme elektronike ka filluar te ofrohet gjeresisht ne vend me se shumti ne zona urbane. Hotele restorante supermarkete pika furnizimi me karburant etj. iu mundesojne tashme klienteve te tyre qe kane te pakten nje llogari bankare qe pagesen ta bejne pa qene nevoja qe te shkojne tek bankomati per te terhequr para.
Por kartat nuk jane e vetmja mundesi e perdorimit te llogarise bankare pa qene nevoja e prezences fizike ne sportelin e bankes. Ekziston edhe nje mundesin tjeter ajo e Home Banking ku klientet perdorin llogarite e tyre nepermjet internetit. Gjate vitit te shkuar jane raportuar rreth 163 mije transaksione elektronike nepermjet Home Banking ne te gjithe sistemin bankar vendas duke qarkulluar rreth 92 miliarde lek.
Ndryshimi midis karte se debitit dhe kartes se kreditit
Ne Shqiperi ekzistojne rreth 695 mije karta qe mund te perdoren per terheqje te hollash nga bankomatet si dhe per te bere pagesa. Nga keto rreth 667 mije jane karta debiti ku klienti ka aktualisht nje llogari dhe para te depozituara ne te ne emrin e tij te cilat i perdor me ane te kesaj karta. Nderkohe rreth 27 300 karta jane karta krediti.
Logjika e funksionimit te saj eshte si kredia. Ne kete rast klienti nuk ka nje depozite ne emrin e tij. Banka i lejon klientit qe te perdore parate e saj per te blere te mira dhe sherbime deri ne nje sasi te caktuar parash. Me pas banka i mban atij nga burime te tjera sipas kushteve te percaktuara paraprakisht principalin plus interesat per parate qe klienti ka marre ne perdorim per nje periudhe te caktuar.
Per te dyja keto karta pagesa behet nepermjet nje aparature te posacme qe e kane nje pjese mire e njesive tregtare ne vend. Punonjesi i sherbimit ben gati faturen dhe me pas klienti shtyp kodin PIN ashtu sic do te bente para bankomatit dhe pagesa behet automatikisht.
Paraja qarkullohet me shume nga meshkujt
Perdorimi i kartave per te bere pagesa apo per terheqjen e parave po mundeson cdo dite e me teper lehtesite per perdorimin e llogarive bankare. Bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi kane shperndare ne te gjithe vendin rreth 771 bankomate duke filluar nga bashkite e medha deri tek komunat.
Sigurisht pjesa me e madhe e bakomateve rreth 53 per qind e totalit jane te vendosura ne Tirane ndersa ne vend te dyte me 14 per qind te numrit te bankomateve renditet Lushnja. Shperndarja e numrit te kartave eshte dhene sipas filialeve te Bankes se Shqiperise ne te gjithe vendin. Keshtu nese Lushnja renditet e dyta per nga numri i kartave te kreditit dhe debitit duhet thene qe krahas qytetareve te ketij rrethi ne statistika eshte perfshire edhe Fieri si dhe qytetet te tjera qe mbulohen nga filiali i BSH-se ne Lushnje.
Shperndarja e kartembajtesve sipas gjinise anon me shume nga meshkujt. Sipas raportimeve qe bejne bankat rreth 59 per qind e klienteve te tyre qe kane ne perdorim nje karte jane meshkuj ndersa 41 per qind femra. Ne fakt kjo eshte nje e dhene e justifikueshme nese merren parasysh te dhenat ne lidhje me nivelin e punesimit tek meshkujt dhe tek femrat ne Shqiperi. Sipas te dhenave te INSTAT ne Shqiperi jane te punesuar rreth 64 per qind e meshkujve dhe rreth 43 per qind e femrave.
Pjesa me e madhe e kartembajtesve shtrihet ne moshat nga 25 deri 45 vjec. Per tu theksuar eshte se pjesa me e madhe e kartembajtesve femra i perket moshes 25 deri 35 vjec kundrejt moshes 35 deri 40 vjec per meshkujt.
Akoma edhe me e thelle eshte diferenca e kryeqytetit me qytetet e tjera te vendit per sa i perket shperndarjes se pajisjeve te pageses POS. Mesohet se deri ne fund te vitit 2010 ne te gjithe vendin jane shperndare rreth 4900 pajisje te tilla kjo pjesa me e madhe rreth 78 per qind e tyre ndodhen ne Tirane.