E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi, sekuestrohen 65 mijë ha tokë bujqësore

 

Përfaqësuesja e Qeverisë, drejtoresha e Kodifikimit, Marsida Xhafellari i është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Gjykatës mbi arsyet e nxjerrjes së ligjit, ku kanë qenë të tjerë në fuqi. Xhafellari deklaroi se një nismë e tillë nuk shmang gjykatat, por i jep të drejtën qytetarëve të ankohen pranë gjyqësorit. “Një nismë e tillë është ndërmarrë për shkak se ka pasur shumë raste abuzimesh nga ana e komisioneve të titujve të pronësisë në dhënien e titujve të pronësisë. Nuk kufizohet hapësira për ankimim në Gjykatë, në rast se ka pretendime për heqjen e padrejtë të titujve të pronësisë”, tha Xhafellari. Prej mëse një viti janë ngritur komisionet vendore të verifikimit të titujve të pronësisë mbi bazën e 12 qarqeve. Këto komisione drejtohen nga 12 prefektët dhe japin llogari në Komisionin Shtetëror të Tokës, i cili drejtohet nga zëvendëskryeministri. Sipas shifrave të deritanishme, mësohet se janë sekuestruar 65 mijë hektarë tokë bujqësore si pasojë e verifikimit të titujve të pronësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›