Prokurori amerikan insiston në administrimin e provave
02/02/2011 Takon Kryeprokuroren e anëtarët e grupit hetimor. Pritet marrja në pyetje e krerëve të PS-së
TIRANE- Prokurori amerikan që ka ardhur në Tiranë për të këshilluar grupin shqiptar të hetimit të dosjes “21 janari”, ka zhvilluar dje një takim me Kryeprokuroren Ina Rama dhe të gjitha anëtarët e tjerë të hetimit të kësaj çështjeje. Nën shoqërinë e një përkthyese, prokurori emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga Prokuroria shqiptare, është paraqitur dje në zyrën e prokurores Ina Rama ku së bashku dhe me disa prokurorë të tjerë shqiptarë kanë diskutuar lidhur me hetimin, identifikimin dhe zbardhjen e plotë të personave që qëlluan me armë mbi demonstruesit, si dhe të personave që organizuan tubimin e dhunshëm para godinës së Kryeministrisë. Pas diskutimit me grupin hetimor, prokurori amerikan ka asistuar gjatë ditës së djeshme në Institutin e Policisë Shkencore dhe Mjekësisë-Ligjore, duke u njohur me të dhënat paraprake të ekspertimit të armëve të Gardës dhe evidentimin e plagëve të personave që janë plagosur gjatë demonstratës. Veç kësaj prokurori amerikan ka këshilluar grupin hetimor që fillimisht të fokusohet më tepër në administrimin e provave materiale në vendngjarje dhe më pas të thërrasë për të dëshmuar personat që kanë dijeni mbi krimin. Aktualisht organi i akuzës është në pritje të marrjes së përgjigjeve të ekspertimeve balistike, krahasimin e gëzhojave dhe predhave që janë gjendur në trupat e viktimave, por dhe në lulishten e Kryeministrisë. Prokuroria e Tiranës është duke kryer veprime hetimore dhe për sa i përket materialit të referuar nga policia, për thirrje publike kundër rendit kushtetues. Lidhur me këtë pistë hetimore mësohet se organi i akuzës ka administruar disa gazeta dhe kaseta filmike, ku eksponentë të Partisë Socialiste dhe partive të tjera opozitare, kanë bërë thirrje për të sulmuar institucion shtetërore. Për sa i përket kësaj akuze Prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar të marrë në pyetje deputetët e PS, Tom Doshi, Paulin Stërkaj, Gramoz Ruçin, si dhe disa eksponentë të tjerë të opozitës si: Pjerin Ndreun, Skënder Gjinushin e të tjerë. Këta persona janë parë dhe mes turmës së demonstruesve dhe për këtë arsye pritet që të thirren në Prokurori për të dëshmuar, lidhur me organizimin, menaxhimin dhe drejtimin e demonstratës së përgjakshme të 21 janarit. Fillimisht ftesës së prokurori për të dëshmuar i është përgjigjur deputeti Tom Doshi, i cili në momentin kur do paraqitej në Prokurori është tërhequr nga dhënia e deklarimeve para hetuesve, me pretendimin se aty kishte shumë kamera. Këto të fundit kanë ndikuar tek deputeti Doshi, i cili nuk ka pranuar as të zbresë nga makina duke u larguar menjëherë.
Nis hetim i ri
Duke ju referuar nenit 263/2 të Kodit Penal, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për akuzën e “Organizimit të grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur”. Si indicie për fillimin e këtij hetimi kanë shërbyer disa pamje filmike që janë referuar nga Policia e Shtetit, e cila nga kamerat e instaluara ka mundur të fiksojë mes turmës disa persona që ishin të armatosur. Disa nga këta persona janë arrestuar nga policia, por që gjatë ndalimit atyre nuk i është sekuestruar asnjë armë.