E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetohet një grup i strukturuar kriminal

Dyshohet për bashkëpunëtorë

Mediat greke, duke cituar burime të policisë, shkruajnë se pas zbulimit të ngjarjes tragjike, hetimet janë përqendruar në hetimin e pjesëtarëve të tjerë të grupit që dyshohet se e kanë ndihmuar 54-vjeçaren në vrasjen e Tasos Tsagaropoulos. Minoritarja ka dhënë dëshminë në polici, e cila mund të hidhet poshtë nga avokati i saj, pasi ai e ka kontestuar marrjen e dëshmisë nga policia pa prezencën e tij. Edhe nëse Zhanga ka folur për skenën e krimit, mbrojtësi i saj ligjor do të mundohet ta paraqesë atë si të pavlefshme për togat e zeza, pasi sipas tij, është marrë në mënyrë të paligjshme. Nuk ka të dhëna nëse minoritarja ka folur rreth ekzistencës së grupit që ushtronte aktivitet të jashtëligjshëm, kryesisht atë të mashtrimit dhe ushtrimit të prostitucionit, ku bënte pjesë edhe vet. Pavarësisht deklarimeve të saj, Policia e Shtetit fqinj po punon për zbardhjen e mekanizmit të veprimit të grupit, si dhe arrestimin e pjesëtarëve të tij.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›