E Diel, 1 Nëntor 2026

Tokat në Ujin e Ftohtë, banorët bllokojnë rrugën

Vlorë

Sërish protesta për tokat dhe shtëpitë në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë. Rreth 70 banorë të kësaj zone kanë protestuar duke bllokuar për disa minuta rrugën kryesore Vlorë-Uji i Ftohtë. Me parulla në duar, ata i janë drejtuar Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, për përshpejtim të procesit të legalizimit. Para një muaji, banorët i janë drejtuar zyrës së ALUIZNI-t, ku dhe janë futur me forcë në ambientet e këtij institucioni, duke kërkuar takim me drejtorin e kësaj zyre. Deri më sot ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe kanë gjetur zgjidhjen, atë të protestës. “I bëjmë thirrje Kryeministrit që të ndërhyjë për zgjidhjen e problemeve tona. Ne kërkojmë që të legalizojë shtëpitë, sepse ai na i premtoi kur erdhi për fushatë. Ne nuk kërkojmë gjëra të jashtëligjshme dhe nuk do të reshtim të protestojmë derisa të marrim zgjidhje”, kanë thënë banorët e revoltuar.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›