E Diel, 1 Nëntor 2026

Taulant Balla të tregojë nëse është ortak me trafikantët dhe aksioner i kazinosë në Elbasan

Shumë akuza mban mbi shtëpinë njeriu-deputet Taulant Balla. Sidomos e kaluara bullgare ia përndjek shpirtin e trazuar nga klithma dhimbjeje. Ai është një birbo dhe provokues i dorës së parë: ka liberalizuar fyerjen dhe shpifjen në Kuvend. Bile i nxitur nga Edi Rama për të shfrenuar provokimet, Taulant Balla është përjashtuar shumë herë nga seancat e punimeve të Kuvendit, për thyerje të etikës, dhe ndëshkuar për fjalëhapje të qëllimshme me qëllim të keq. Të gjithë e dinë se deputeti Balla është një mercenar në politikën socialiste: që njëherë e një kohë ishte mburoja i rekrutuar nga klika e Fatos Nanos e sot mburoja e Edi Ramës, dhe ka gojë të lëshuar, nerva të acaruara, mungesë etike, mungesë respekti e mungesë argumentesh për të folur me qetësi. Me nerva dhe me mungesë qetësie mbetet shtinjaku më i madh që trafikon provokime ditore në politikën shqiptare, si në rastin kur i kërkon kryeministrit “nëse është ortak me Priftin”. Ministri Prifti kur Taulant Balla u përpoq të zhurmonte në parlament për të fshehur deklaratat e forta kundër Edi Ramës si përdorues substancash narkotike i tha: “Ej Taulant, do pushosh apo jo? Nuk po flasim për kazinonë tënde. Merr miliona nga kazinoja or burrë”. I zënë në kundërsulm Balla e mbylli, por Edi Rama ka nevojë që edhe jashtë parlamentit të zhurmojë të vërtetat e Ministrit Prifti mbi drogën dhe prirjet seksuale të shefit të opozitës në Pezë. Mbi kazinotë e Taulant Ballës është investiguar shumë pak, prandaj nevojitet një hetim intim i këtyre akuzave. Dhe jo pak herë zëdhënësit e Partisë Demokratike e kanë akuzuar si “një njeri që bashkë me ortakët e tij kanë nxjerrë viza dhe kanë trafikuar me makinat e tyre vajza të reja në Bullgari; njerëz që kanë ndërtuar pasuritë e tyre mbi trafikun e drogës”. Ne nuk e dimë sa të vërteta janë këto akuza, por Tualant Balla në vend që t’i përgënjeshtrojë, me heshtje sikur i konfirmon ato. Parimi “heshtje d.m.th pranim” vlen edhe për të.
Kurse Ministri Prifti e ka sqaruar pasurinë e tij: shtimi me 1,8 milionë euro i pasurisë gjatë vitit të fundit lidhet me shitjen e aksioneve të një firme ku ai ka qenë aksioner, të cilat, sipas vetëdeklarimit, janë shitur nën kosto. Balla thotë se janë shitur aksionet me vlerën 1.8 milionë euro. Edhe kjo është një trillim tjetër. Sepse ato aksione janë shitur dhe rritja e pasurisë e vitit të deklaruar është 500 mijë euro. “Paratë e tjera prej 1.5 milionë euro do të arkëtohen në një periudhë dyvjeçare dhe po ju garantoj që po të marrësh dhe të analizosh bilancet e asaj kompanie vlera e kapitalit është me e ulët sesa janë shitur aksionet”, ka sqaruar paradokohësh Ministri i Ekonomisë.
Mbi pasurinë e Ministrit Prifti/Kur u krijua kompania “Fortis 2”, ai së bashku me ortakun nga Fieri, vendosën që ai të kishte shumicën e aksioneve dhe të vinte në dispozicion të kompanisë tokën prej 27 ha të fabrikës së tij të vjetër dhe një shumë mbi 1 milion euro si kontribut, kurse z. Prifti si aksioner i pakicës duhet të gjente një kredi deri në 5 milionë euro për të blerë fabrikën e re. Ai vuri tokën dhe paratë, dhe Z. Prifti gjeti kredinë, në fillim 3.5 milion euro nga banka NBG dhe më vonë 1.5 milionë nga Tirana Bank. Janë lehtësisht të kontrollueshme. Ju do të thoni: Epo këto nuk janë në deklaratën e pasurisë? Por në deklaratën e pasurisë vihet kuota në pronësi dhe nuk vihen transaksionet e firmës. Këto janë punët e kompanisë dhe kushdo mund t’i verifikojë në dokumentet e kompanisë, edhe Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, pra nuk ka të fshehta. Në vitin 2007 këto para ishin për ngritjen e kompanisë. Po kompania nuk filloi punë. Por në kompani, janë kapitalizuar 5 milionë euro kredi, 27 hektarë tokë që vlen mbi 3 milionë euro, dhe mbi 1 milionë euro të vendosura nga ortaku. Për shkak të mungesës së parave, në kompani u futën edhe 2 ortakë të rinj që kontribuan me rreth 800 mijë euro. Kapitali i kompanisë duhet të jetë mbase nga 5-8 milionë euro sot. Sipas interesimit të Ministrit Prifti (që kërkonte të bëhej Ministër) në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive, nëse mund t’i mbante aksionet, ata i thanë se ligjërisht ishte konflikt interesi si për të, ashtu edhe për bashkëshorten që kishte aty aksione aktive. Për t’u bërë ministër pra duhet t’i shiste aksionet, çka u “detyrua” ta bënte. Iu shitën 35 % e aksioneve njërit prej ortakëve të kompanisë me 1.5 milionë euro...kurse vlera e tyre reale, pra e 30 përqindëshit, është më e madhe, është gati-gati 2.5 milionë euro, por për shkak të emergjencës së shitjes, z. Prifti u detyrua t’i shiste ato me më pak se vlera nominale e tyre. Konflikti propagandistik është nëse Z. Prifti ia ka shlyer detyrimet përfituesit për këtë operacion financiar. Socialistët e dinë sesi është puna, por spekulojnë hapur. Sepse në rastin e Z. Prifti, është mëse e qartë se nëse aksionet shiten nën vlerën e tyre nominale dhe nuk kanë fitim, nuk paguhen tatime. Kur shiten mbi vlerën nominale e fitohet, atëhere edhe paguhet tatimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›