E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heynckes, afër Bayernit

Nga Express më 25 mars 2011 në ora 19:53

Jupp Heynckes është afër emërimit si trajner i Bayern Munichut nga sezoni i ardhshëm, ka njoftuar ueb faqja e të përditshmes sportive gjermane Bild të premten.

Bild.de citoi Heynckesin duke thënë se është takuar me drejtuesit e klubit bavarez dhe se pritet që ai të pranojë ofertën për të udhëhequr kampionin aktual të Bundesligës për herë të tretë. “Jemi takuar të enjten në shtëpinë time.

Ishte një takim shumë i mirë, gjërat mund të lëvizin shpejt tani”, tha Heynckes për Bild.de. Bayern thuhet se i ka ofruar Heynckesit kontratë deri më 2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›