E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heynckes paralajmëron largimin

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka theksuar se mund të largohet nga klubi pas skadimit të kontratës së tij në fund të këtij sezoni.

67 vjeçari mori drejtimin e gjigantit bavarez më 2011 pas largimit të Louis van Gaalit dhe është konfirmuar në detyrë për sezonin e ri në përfundim të së cilit do t’i skadojë kontrata me Bayernin.

“Të jemi të sinqertë, kontrata ime skadon më 30 qershor 2012. Atëherë do të përfundojë një tjetër fazë e jetës. Nuk jam 37 vjeç. Duhet të shohim nëse klubi do të kërkojë një trajner më të ri. Në Bayern një gjë është e rëndësishme: suksesi”, deklaroi Heynckes për Suddeutsche Zeitung.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›