E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cruyff: Mourinho është i krisur

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho.

Ish reprezentuesi holandez, ish trajner i gjigantit katalan, në të kaluarën kishte thumbuar portugezin duke thënë se “ai duhet të quhet i thjeshtë e jo special”, por kësaj radhe u tregua edhe më i ashpër në komentet e tij.

“Jose nuk ka arritur asgjë si futbollist, kurse tani ka me çka të krenohet. E vërtetë, ai është unik, por vetëm sa u përket lëvdatave që ia bën vetes. Mourinho është aq i krisur sa që i nevojitet këmisha”, deklaroi Cruyff për mediet katalane duke konfirmuar qëndrimin e tij se nuk është aspak i tërhequr sa i përket kritikave.

Komentet e tij shumë shpejt janë publikuar në të gjitha mediet e njohura botërore dhe vijnë vetëm disa ditë pas përballjes së parë mes Barcelonës dhe Real Madridin në Superkupën e Spanjës të enjten.

Gjiganti katalan fitoi 3-2m por ndeshja e kthimit zhvillohet të mërkurën në Santiago Bernabeu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›