Seria A kthehet ne fushe

Seria A do të nisë sot zyrtarisht sezonin e ri mes dyshimeve për cilësinë pas largimeve të emrave të mëdhenj, ku shkëmbimi ndërmjet Kasanos dhe Pacinit është një tregues i paqartësive që ekzistojnë.
Largimet e verës kanë qenë të shumta, pasi bëhet fjalë për mbi 70 futbollistë që nuk do të jenë më pjesë e skuadrave italiane, ndërsa aktiviteti ka humbur edhe shumë emra të mëdhenj.
Juventusi kthehet në fushë për të parën herë pa kapitenin Del Piero në skuadër. Bardhezinjtë do ta nisin sezonin me sfidën e orës 20:45 kundër Parmës në Juventus stadium, ndërsa më pafrë, në orën 18:00 në fushë do të zbresin dy skuadra të tjera të rëndësishme, si Fiorentina dhe Udineze.
Bardhezinjtë duhet të bëjnë në debutim pa shërbimet e portierit Bufon që ka probleme muskulore dhe mbrojtësin Lusio, i cili është dëmtuar në kavilje. “Zonja e Vjetër” paraqitet si kampione në fuqi, por përveç problemeve me mungesat zbret në fushë mes polemikave për skualifikimin 10-mujor të trajnerit Antonio Konte.
Juve duket skuadra e vetme e kolauduar, që ka ruajtur elementët cilësorë dhe ka realizuar blerje të rëndësishme, megjithatë në objektivin për të mbrojtur me sukses titullin, mund të peshojë edhe aktivizimi në Champions League gjatë këtij edicioni.
Milani nga ana e tij nuk duket më edhe aq konkurrues. Kuqezinjtë kanë humbur një skuadër të plotë me yje, duke nisur nga Xambrota, Nesta, Tiago Silva, Gatuzo, Van Bomel, Sedorf, e për të vazhduar me Ibrahimoviç, Inzagin e Kasanon. Sfida e së dielës me Sampdorian do të japë disa përgjigje konkrete nga fusha për “Djallin”, që mbetet në pritje të afrimit të mundshëm të Kaka.
Për këtë arsye, Interi i Stramaçonit duket me afër Juves. Afrimet e Kasanos, Palasios, Garganos e Pereiras kanë qenë të goditura, pritet rikthimi i Sneijder dhe shpërthimi i Kutinjos e Alvarez.
Mes pretendentëve mbeten edhe Roma, që me një trajner si Zeman garanton lojë ofensive, por edhe një rol protagonisti jashtë fushave, ndërsa Napoli mbetet i konsoliduar pavarësisht largimit të Lavecit.
Seria A kthehet në fushë pas largimeve të kampionëve dhe dështimit për të afruar yje të tjerë si Van Persi, Higuain, Suarez apo Xheko. Tashmë radhën e kanë të rinjtë, që kanë detyrën e vështirë të ruajnë nivelin e lartë të garës.