Hiddink, as në Liverpool e as në Inter

E ardhmja e Guus Hiddink nuk do të jetë e lidhur as me Liverpool e as me Inter. Konfirmimi ka arritur nga menaxheri i trajnerit holandez. “Në vitet e kaluara, Guus e ka demonstruar se i respekton kontratat që i nënshkruan. Nuk e di pse do të duhej të ndryshonte tashti. Ai ka filluar të punojë me Turqinë vetëm dy javë më parë. Ai e do Premierligën dhe e respekton Liverpoolin, një klub legjendar me një të ardhme të ndritshme, por angazhimi i tij aktual vështirë se mund të ndryshojë. Për të njëjtin motiv, dy javë më parë e ka refuzuar bankinën e Interit”, u shpreh menaxheri i Hiddink.