Schiavone triumfon në Roland Garros

Italiania Francesca Schiavone e ka fituar turneun e madh të tenisit, Roland Garros. Ajo në finale të shtunën e mundi australianen Samantha Stosur, numër 7 në botë, 2-0 në sete 6-4 7-6 (2), për një orë e 37 minuta lojë. Tenistja italiane ka festuar me lot në sy. Kurrë më parë një tenist italian nuk kishte arritur një sukses të tillë.
“Është gëzimi më i madh në karrierën time, është e pabesueshme. Gjithçka ka shkuar si duhet, sot isha më agresive në krahasim me kundërshtaren time. Jam mjaft e lumtur, i falënderoj të gjithë. Pa përkrahjen e familjes dhe të tifozëve, nuk do të mund të arrija këtu ku jam”, tha Schiavone.
Italiania ishte më e mirë në setin e parë, ndërsa në të dytin australiania Stosur nuk diti ta ruajë avantazhin e krijuar (4-1 në geme), për të shkuar ky set në tie-break. Aty më e suksesshme ishte Schiavone, e cila e arriti suksesin më të madh në karrierë.